Pas dy vitesh në emisionin e humorit ‘Portokalli’, Olsi Bylykun të njohur më së shumti me rolin e Kimikatit nuk do ta shohim më në të njëjtin program.
Një javë më parë aktori deklaroi se do të largohej nga ‘Top Channel’ për të ardhur me surpriza të reja në sezonin e ri. Mbrëmjen e kaluar, aktori publikoi një foto nga festa e ditëlindjes së Ermal Fejzullahut.
Ai u shfaq krah Bes Kallakut dhe Erjon Isait dhe shkrimet në fotot e tyre lanë të kuptohet që shumë shpejt do të vijnë me një projekt të ri së bashku, i cili me shumë mundësi do të jetë një prej emisioneve të humorit që priten të nisin në Tv Klan.