Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“La Repubblica” jep alarmin: Terroristët vijnë nga Shqipëria

2017/01/07 at 2:30 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“La Repubblica” jep alarmin: Terroristët vijnë nga Shqipëria

E përditshmja italiane “La Repubblica”, në një shkrim të publikuar këtë të shtunë jep alarmin se eksponentë të Shtetit Islamik vijnë nga Shqipëria. Më poshtë gjeni artikullin e plotë:


Është nga deti Adriatik që vijnë sot alarmet kryesore për terrorizmin në Itali dhe Puglia është fronti më i rrezikuar. Dhe kjo nuk ka të bëjë me fluksin e emigrantëve. Alarmi nuk ka lidhje me grupet e dëshpëruara të refugjatëve që i drejtohen brigjeve të Salentos, as mijëra personave që kërkojnë azil apo që presin për leje qëndrimi… Alarmi vjen nga Shqipëria, ku shërbimet italiane të inteligjencës, njësoj si ata të pjesës më të madhe të shteteve perëndimore kanë lëshuar alarmin për radikalizim në disa fshatra dhe në veçanti në ato në kufi me Kosovën, që prej kohësh tashmë valëvisin flamurin e zi të ISIS.

“Po kthehet në një fuçi me barut”, shprehet një burim i kualifikuar investigues italian, ndërsa vijon: “Dhe në këtë sens, Italia kthehet në një vend të ekspozuar, në veçanti Puglia”. Kjo për shkak të pozicionit gjeografik, për shkak të prezencës së komuniteteve shumë të radikalizuara dhe për shkak të lidhjeve mes krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Rasti i Shqipërisë

Që nga krijimi i të ashtuquajturit Shtetit Islamik, një numër i konsiderueshëm luftëtarësh të huaj është nisur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi të gjitha nga Shqipëria. Përllogariten të jetë të paktën 1 mijë të tillë. Megjithatë, përgjatë 12 muajve të fundit, fluksi është ulur në mënyrë të ndjeshme. Humbja e terrenit në Siri e ka detyruar ISIS që të bllokojë rrugët për këdo që dëshiron t’i bashkohet, duke e spostuar kështu qëllimisht konfliktin në Perëndim.

Jo pa qëllim inteligjenca europiane vëren se ka një radikalizim gjithnjë e më të madh përgjatë këtyre muajve të fundit. Një alarm që në një farë mënyre, autoritetet shqiptare po përpiqen për ta përballur.

Nëntë persona u dënuan për rekrutim dhe ka përpjekje për të kontrolluar xhamitë, ndonëse 89 të tilla rezultojnë totalisht jashtë kontrolli. Shërbimet shqiptare kanë sinjalizuar si “tepër të rrezikshëm” dhjetëra imamë, dy prej të cilëve janë në burg. Më u rrezikshmi prej tyre, Almir Daci, u tha se kishte vdekur Prillin e shkuar në Siri. Është pikërisht ai, i cili nga Leshnica në juglindje të Shqipërisë ku drejtonte një xhami, ka radikalizuar më qindra burra. Djemtë e Leshnicës, Zagoricanit dhe Rremenit janë ata që sot i fusin të dridhurat Europës.

Rrjeti në Puglia

Nuk bëhet fjalë për qytetet dosido. Në Itali jetojnë prej kohësh në komunitetet e origjinës të asaj zone. Në veçanti në Puglia, të përqendruar në Salento dhe në një komunë të provincës bareze. Një djalë i këtyre zonave, Ervis Alinj, ishte transferuar që kur ishte i vogël në Puglia, për t’u rikthyer më pas në shtëpi tek prindërit e tij në Shqipëri. Këtu u radikalizua dhe më pak se dy vjet më parë u vra, teksa luftonte në Siri. Nga juglindja e Shqipërisë vijnë eksponentë të lidhur edhe me krimin e organizuar puljez, që jetojnë prej kohësh në Bari dhe janë aktivë në veçanti në trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve.

Faktor ky që e bën potencialisht edhe më të rrezikshme situatën, sepse kjo krijon lidhje mes krimit të organizuar me atë terrorist. Jo më kot, hetuesit po punojnë prej kohësh me celulën shqiptare në Bari. Pas masakrës së Nisës u hap një dosje, por gjithçka ndalet këtu. Nuk ka një pistë reale investiguese, bëhet fjalë më shumë për një sugjerim. Chokri Chaffroud, bashkëpunëtori i Mohamed Bouhlel, strategu i sulmit në Nice kishte jetuar prej vitesh në Gravina, ku jeton një prej komuniteteve më të rëndësishme shqiptare, të përfshirë në shumë aktivitete kriminale. Ishin pikërisht shqiptarë, dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë të Bouhlel, të arrestuar pas sulmit, me akuzën se i kishin dhënë ndihmë logjistike për të kryer atentatin.

Parandalimi

Duke qenë se rreziku është i qartë, në këto muaj po merren të gjitha masat. Prokuroria, Antimafia dhe Antiterrorizmi gjatë verës nënshkruan një protokoll me kolegët serbë për shkëmbim të informacioneve. Në këtë sens, porti i Barit, i konsideruar si portë hyrëse është i gatshëm për të ofruar një mbështetje thelbësore. Ka një sistem kompjuterik të regjistrimit të pasagjerëve që lejon verifikimin nga forcat e policisë në kohë reale, se kush ka udhëtuar, kur dhe mbi të gjitha nga kush ka qenë i shoqëruar.

Pikërisht falë këtij programi unik në Itali u bë i mundur evidentimi i Ahmed Dhamani, një nga mbështetësit e Salah Abdeslam, terroristi që ndërmori sulmet e 13 Nëntorit të 2015 –ës në Paris. Askush nuk e dinte emrin e tij, por autoritetet në Bari zbuluan që dyshja kishte udhëtuar nga Bari në Patrasso, më 1 dhe më 5 Gusht, në atë udhëtim ku me shumë mundësi u organizua edhe masakra.

Burimi: La Repubblica/ tvklan.al 

 



Ju sugjerojmë

Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!
Politikë

Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!

18 Korrik, 2025 5:27 pm
Maqedoni e Veriut, miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit
Rajoni

Maqedoni e Veriut, miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit

18 Korrik, 2025 5:12 pm
Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
Rajoni

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane

18 Korrik, 2025 4:49 pm
180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …
Aktualitet

180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …

18 Korrik, 2025 4:34 pm
“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Aktualitet

Rama: Angazhohem për ndërtimin e një muzeu me Inteligjencë Artificiale.Në shtator…

18 Korrik, 2025 4:29 pm
“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Aktualitet

Ministër për Inteligjencën Artificiale, Rama: Nëse krijojmë kabinet me AI, historike

18 Korrik, 2025 4:17 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit

18 Korrik, 2025 4:01 pm
(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët
Aktualitet

(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët

18 Korrik, 2025 3:47 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur…

18 Korrik, 2025 3:34 pm
Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës
Aktualitet

Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës

18 Korrik, 2025 3:15 pm
Para
Foto/ Chris Brown dhe Soulja Boy do të ndeshen në boks, po trajnohen nga legjendat Tyson dhe Mayweather

Foto/ Chris Brown dhe Soulja Boy do të ndeshen në boks, po trajnohen nga legjendat Tyson dhe Mayweather

Ja cila është dita e lindjes më e zakonshme në botë

Ja cila është dita e lindjes më e zakonshme në botë

Shokon Rama: Parlamenti një pornografi, të transmetohet me pullë të kuqe në TV

Kryeministri Rama: Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni
















TE FUNDIT

Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!

Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!
18 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në përmbledhje të takimit të tij maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve,...

Lexo më shumë

Maqedoni e Veriut, miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit

Maqedoni e Veriut, miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit
18 Korrik, 2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut  ka miratuar ditën e sotme projektligjin për lojërat e fatit, i cili synon të reduktojë...

Lexo më shumë

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
18 Korrik, 2025

Energjia, mbrojtja dhe inovacioni digjital janë sektorë ku bashkëpunimi Kosovë-SHBA mund të sjellë përfitime të ndërsjella, por vetëm atëherë kur...

Lexo më shumë

180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …

180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …
18 Korrik, 2025

Sezoni veror dhe fluksi i lartë i lëvizjes së mjeteve dhe turistëve ka sjellë një rritje të rasteve të paraqitura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com