-Kulturë

La Liberte (1913)/ Krijimi dhe funksionimi i Bankës Kombëtare Shqiptare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 19/12/19 |
el ida

“La Liberté” ka botuar, të enjten e 9 tetorit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me me krijimin dhe funksionimin e Bankës Kombëtare Shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Banka Kombëtare Shqiptare

Vlorë, 8 tetor.

Njoftohet largimi i dy anëtarëve të dy komisioneve që mbërritën disa kohë më parë në Vlorë, nën drejtimin e z. Fenoglio (Itali) dhe baronit Pitner (Austri), për të organizuar Bankën Shqiptare.

Banka, organizimi i së cilës tani ka përfunduar, do të fillojë operacionet brenda tre muajsh. Ajo është përgjegjëse, deri në një njoftim të mëtejshëm, e departamentit të thesarit të qeverisë së përkohshme.

Ky shërbim, që u përurua dje, është nën drejtimin e një punonjësi austriak dhe një italian.

Banka e cila, për momentin, ka kufizuar fushën e operacioneve të saj rreth Vlorës, do t’i duhet, më vonë, të shtrijë ato edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-liberte-1913-krijimi-dhe-funksionimi-i-bankes-kombetare-shqiptare/.

Pas