Ditën e sotme, kryeministri i vendit Rama, në fushatën elektorale ka mbledhur të rinjtë e Laҫit.
Me sa duket, në qarkun e Lezhës, jo gjithҫka ka shkuar mirë, sepse njëri prej të pranishmëve është treguar i paduruar gjatë kohës kur Rama fliste, duke e ndërprerë atë vazhdimisht. Kjo situatë e ka acaruar kryeministrin duke i’u kthyre qytetarit me tonalitet ‘ironizues’.
“Nuk ta jap fjalën jo, se je mbi moshë. Ky është një takim me të rinjtë. Paske ardhur edhe nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake”,- tha Rama. /opinion.al