Kylie Jenner dhe ish i dashuri i saj, reperi i njohur Tayga janë përballur në të njëjtën festë. Ata ndoheshin në të njëjtin club, dhe më vonë u takuan në festën e ditëlindjes së Sofia Richie.
Burime për “TMZ” konfirmojnë se shkëmbyen përshëndetje dhe folën për disa sekonda, dhe më pas Kylie u largua nga festa. Të njëjtat burime shtojnë se shkak për largimin është bërë reperi, pasi ylli i “Keeping Up with the Kardashians” nuk dëshiron që të krijojë asnjë thashetheme lidhur me ishin e saj dhe mundohet që t’i shmangë në maksimum përballjet me të.
Kujtojmë se dyshja kanë qenë ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it. Megjithatë ata i dhanë fund lidhjes pa dhënë asnjë detaj.
Tashmë Kylie Jenner ka krijuar familje të re me Travis Scott me të cilin ka edhe një vogëlushe, Stormin./Opinion.al