Kjo tingëllon si diçka e përsëritur pasi Kylie Jenner nuk akuzohet për herë të parë për kopjim.
Reklamat e 19 vjeçares kanë një ngjashmëri të habitshme me punën e një tjetër make up artisteje.
Këtë fundjavë në llogarinë e Kylie Cosmetics në instagram u postua një imazh i një fytyre me buzë të kuqe dhe me duar të mbuluara me pluhur ngjyrë ari.
Make up artistja nga Los Angeles, Vlada Haggerty ka ndarë të njëjtin imazh në shtator dhe e ka akuzuar Kylien për vjedhje.
Gjithashtu, edhe vitin e kaluar në Instagramin e Kylie Cosmetics është përdorur imazhi i një palë buzëve metalike të marra pa leje nga llogaria e Vladas.
Pas kësaj, kjo e fundit ka reaguar me një status në Tëitterin e saj ku i drejtohet Kyliet duke i thënë: Vërtetë Kylie Cosmetics? Ende nuk je ngopur duke u “inspiruar” nga unë?
Gjithashtu edhe fansat e Vladas kanë komentuar në fotot e Kyliet duke e konsideruar kopjace.