Forbes ka publikuar së fundmi listën me personazhet e ekranit më të pasur për vitin 2017. E renditur në 100 më të pasurit është gjithashtu edhe motra e vogël e klanit Kardashian – Jenner, Kylie. 19 vjeçarja është personi me moshën më të vogël në 100 personat e tjerë dhe është renditur në vendin e 59 me të ardhura prej 41 milionë dollarësh.
Të ardhurat e 19 vjeçares vijnë nga shitja e produkteve të saj kozmetike të cilat kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm 2 vitet e fundit me shitje rekord. Gjithashtu ajo përfiton edhe prej lojrave apo aplikacioneve të krijuara për të, linjën e rrobave dhe sigurisht reklamat e pafundme në Instagram. Lajmin për renditje në Forbes e ka bërë publik vetë Kylie në një status të sajin ku shkruan:
“wow, u zgjova sot si pjestarja më e re e listës 100 të Forbes”
Por Kylie nuk është e vetmja nga familja e renditur në këtë listë. Edhe motra e saj Kim, renditet në vendin e 47 me të ardhura prej 45.5 milionë dollarësh./Opinion.al