Aktualitet

“Ky vampiri po na pi gjakun”, Basha takim me qytetarët në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 02/03/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të martë takime me qytetarë e biznese në Njësinë Administrative nr.4.

Gjatë bisedave në këtë njësi, Basha iu prezantoi bizneseve dhe qytetarëve planin e PD, me të cilin garon në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa bisedoi me një qytetare që ka kaluar COVID-in, Basha u shpreh se pandemia ka dalë jashtë kontrollit pasi nuk u mor asnjë masë, nuk u kryen testime dhe gjurmime.

Qytetarja: Me një pension vetëm në këtë periudhë është e tmerrshme. Unë kalova dhe COVID-in, e kalova shumë rëndë. Nuk pranova të shkoj në spital, se thashë më mirë po vdes në shtëpi.

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura në shtëpi?

Qytetarja: Po më shkoi 1.800.000 mijë lekë, po.

Lulzim Basha: 1.800,000?!

Qytetarja: Dhe ku i kam marrë, si i kam marrë. Mirë që e kalova, faleminderit Zotit, por tani nuk më zë gjumi natën se ku do t’i marrë që t’i laj. Ka ardhur fundi, ky vampiri po na i thith gjakun të gjithëve.

Lulzim Basha: Është një situatë shumë e rëndë, dyfish e rëndë. Pandemia ka dalë jashtë kontrollit komplet, se nuk u mor asnjë masë. As testime, as gjurmim, as izolim.

Ndërkohë gjatë bashkëbisedimet me pronarët e bizneseve, Basha u njoh me vështirësitë me të cilat ata përballen.

Lulzim Basha: I vetëpunësuar je?

Qytetari: Po i vetëpunësuar.

Lulzim Basha: Biznes yt?

Qytetari: Po!

Lulzim Basha: Sa kohë ke?

Qytetari: Po ne kemi shumë vite këtu. Shumë vite. Vështirësi nga më të ndryshmet. Kjo zonë ka qenë, investimi i vetëm ka qenë kjo rruga që është bërë në mandatin tuaj të fundit.

Lulzim Basha: Po, projekti i rehabilitimit në të gjithë zonën.

Qytetari: Ka që 20 vite me një fjalë që nuk ishte prekur fare. Kjo sikur i dha një çik kështu…

Lulzim Basha: Gjendja ekonomike copë-copë? Me lista je besoj, apo jo?

Qytetari: Me lista pak se edhe ne s’kemi mundësi të japim më, se…

Lulzim Basha: S’ke mundësi më?!

Qytetari: S’kemi mundësi. Edhe tjerët për shembull kur marrin çdo gjë duhet me lekë në dorë. Dhe çdo gjё vjen duke u shtrënguar.

Ndërkohë Basha iu prezantoi qytetarëve planin e Partisë Demokratike për të nxjerrë ekonominë nga kriza.

“Gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse anti-COVID, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet. Kjo ёshtё e para. E dyta me me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs nuk do tё quhet, pra nuk do ti pranohet pushtetit vendor qё t’i marrё biznesit tё vogёl tarifa tё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla se meqё tё bёjnё shkolla tё bёjnё sheshe nёpёr pallate por e rëndësishme është që ju do keni një tavan. E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të  ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni  të punoni  të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike”, tha Basha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas