-Jetë dhe Stil

Ky planet ka filluar të lëvizë në anën e kundërt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 02/05/16 |
root

Mërkuri ka hyrë në fazën e tërheqjes një fazë kjo që u mundëson vëzhguesve të qiellit të kënaqen me pamjet por e tmerrshme për të tjerët. Të paktën kështu thotë astrologjia.

Sipas astrologëve, kjo fazë në të cilën ka hyrë Mërkuri ka ndikim negativ në komunikacion, teknologji, biznes dhe udhëtime.

Të gjithë planetët dhe objektet në sistemin tonë diellor e kalojnë këtë fazë, jo vetëm Mërkuri. Marsi është jashtëzakonisht i veçantë në këtë fushë, për shkak se kjo fazë në këtë planet ndodh vetëm njëherë në dy vjet dhe se mund të shihet vetëm në qiellin e natës.

Faza e tërheqjes është kur planetët lëvizin në drejtim të kundërt, nga perëndimi në lindje. Astronomët thonë se planetët jo vetëm që po e ndryshojnë drejtimin, por po duket se po lëvizin në një mënyrë ndryshe nga Toka, shkroi Washington Post.

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas