-Shëndeti

Ky ilaç po cilësohet “përparimi më i madh” në luftën ndaj Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 16/06/20 |
Al Do

Një ilaç i lirë dhe i përdorur gjerësisht i quajtur deksametazon është bërë ilaçi i parë që thuhet të jetë në gjendje të shpëtojë jetën e pacientëve me COVID-19 në atë që shkencëtarët thonë se është një “përparim i madh” në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit raporton Reuters.

Rezultatet e testimeve të njoftuara të martën treguan se deksametazoni, i cili përdoret për të zvogëluar inflamacionin në sëmundje të tjera siç është artriti, ka ulur nivelin e vdekshmërisë me 33% në mesin e pacientëve të rënduar nga COVID-19 që ishin shtuar në spital.

Rezultatet paraprake, të cilat nuk janë shqyrtuar grupet e tjera të studiuesve, sugjerojnë që ilaçi duhet të bëhet menjëherë pjesë e trajtimit standard për pacientët me simptoma të rënda të sëmundjes pandemike, thanë studiuesit që drejtuan testimet.

Ata thanë se do të punojnë për të publikuar detajet e plota të testimit sa më shpejt që të jetë e mundur, me disa shkencëtarë që thanë se dëshirojnë të rishikojnë provat.

Ministria e Shëndetit në Britani nuk humbi kohë, duke thënë se ilaçi ishte aprovuar për përdorim në shërbimin shëndetësor shtetëror, aplikoi kufizime të eksportit dhe 200,000 doza të ilaçit janë grumbulluar.

“Ky është një rezultat (provë) që tregon se nëse pacientët që kanë COVID-19 dhe janë në respiratorë ose janë me oksigjen, u jepet deksametazon, ai do të shpëtojë jetë, dhe do ta bëjë këtë me një kosto të ulët”, tha Martin Landray, një profesor i Universitetit të Oksfordit bashkëdrejtues i testimit, i njohur si testi RECOVERY.

“Do të jetë shumë e vështirë për ndonjë ilaç që ta zëvendësojë këtë, duke marrë parasysh se për më pak se 50 paund, ju mund të trajtoni tetë pacientë dhe të kurseni një jetë,” tha ai në një konferencë në internet.

Testi RECOVERY krahasoi rezultatet e rreth 2.100 pacientëve të cilët u caktuan rastësisht të merrnin ilaçin, me ato të rreth 4,300 pacientëve që nuk e morën atë.

Rezultatet sugjerojnë se një vdekje do të parandalohej nga trajtimi me deksametazon në çdo tetë pacientë të ventiluar nga COVID-19, tha Landray, dhe një vdekje do të parandalohej në çdo 25 pacientë me COVID-19 që morën ilaçin dhe trajtoheshin me oksigjen.

Zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, tha që njoftimi i së martës ishte “rezultati më i rëndësishëm i testimeve për COVID-19 deri më tani”.

Zëvendësi i tij, Jonathan Van-Tam, tha që rezultatet nxorën në pah rëndësinë e provave klinike të kryera siç duhet dhe të dhëna të rëndësishme.

Bashkëdrejtuesi tjetër, Peter Horby, e quajti deksametazonin “një përparim të madh”.

Aktualisht nuk ka asnjë trajtim të aprovuar ose vaksinë për COVID-19, i cili ka vrarë më shumë se 431,000 njerëz në të gjithë botën. / Opinion.al

Pas