Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky i shet gjyqet/Sherri në gjykatë,vëllezërit “zhveshin” gjyqtarin(Video)

2021/07/16 at 1:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ky i shet gjyqet/Sherri në gjykatë,vëllezërit “zhveshin” gjyqtarin(Video)

Tre vëllezër u vunë në pranga nga policia këtë të premte pasi kundërshtuan me dhunë gjyqtarin Arqile Basho. Thelb i konfliktit ka qenë një vendim nga ana e Bashos për një pronë të vëllezërve Myslimi. Në një video të konfliktit me gjyqtarin duket se gjithçka ka nisur nga salla  e  gjyqit. Një prej vëllezërve, ai që në fakt ka bërë edhe videon, hedh akuza ndaj gjyqtarit për vendime të gabuara.


Gjyqtari del nga salla dhe vëllezërit e ndjekin nga mbrapa dhe e ndalojnë në një prej korridoreve të gjykatës. Në një moment ata dallohen teksa e “zhveshin” Bashon pasi i heqin petkun e gjyqtarit. E gjithë skena është shoqëruar me të bërtitura nga ana e vëllezërve.

Ti e ke dhënë për herë të dytë këtë vendim. Një herë na e dhe këtë. Ky është ai gjyqtari që jep vendime të gabuara, Arqileja. Më ka shitur pronën ai tjetri dhe ky jep vendime të gabuara. Ky i shet gjyqet. Arqileja shet gjyqet. Hajde mos ik. Mos e hiq se e ke shitur gjyqin. Je në media sot. E ke shitur gjyqin ti. Sa lekë ke marrë. Ky është Arqileja. Ky është ai që jep vendime të gabuara. E shihni Arqilenë”, shprehet një prej vëllezërve.

Në pamje të parë gjyqtari Basho duket i qetë dhe dallohet t’u thotë vëllezërve që të ruajnë qetësinë. Për ngjarjen në fjalë ka reaguar Gjykata e Vlorës që ka dënuar aktin e dhunës. Edhe Gjykata e Apelit të Vlorës kanë shprehur shqetësim për dhunën ndaj gjyqtarit.

“Ne, magjistratët e juridiksionit të Apelit Vlorë, shprehim shqetësimin e thellë në lidhje me aktin e dhunshëm të palëve ndërgjyqëse ndaj gjyqtarit Arqile Basho të datës 15.07.2021, të transmetuara gjatë edicioneve informative në televizion dhe dënojmë me forcë çdo akt që cenon sigurinë e magjistratëve. Në kronikë është transmetuar gjuhë jo etike dhe fjalor fyes ndaj gjyqtarit së çështjes. Akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm ndaj magjistratëve, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës. Shprehim mbështetjen e palëkundur ndaj gjyqtarit Arqile Basho dhe të gjithë anëtarëve të personelit të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të jetojnë e të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve nga armiqtë e drejtësisë. Shprehim falënderimin për bashkëpunimin e ngushtë dhe reagimin e menjëhershëm të agjencive ligjzbatuese për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të akteve të tilla të dhunshme, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda. Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo dhuna verbale apo fizike ndaj magjistratit. Sjellim në vëmendjen e opinionit publik se respektojmë rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër, edhe media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të magjistratëve, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së magjistratit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor. Të udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, transparencës, ndershmërisë, llogaridhënies dhe besueshmërisë, shprehim angazhimin për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, i cili ka si një ndër objektivat e tij kryesorë forcimin e bazave për përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median, në çdo rast duke garantuar respektin reciprok”, thuhet në reagim./tvklan.al

Etiketa: 3 vëllezërdhuneGjykata e Vloressherr


Ju sugjerojmë

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

6 Janar, 2026 10:22 am
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros
Bota

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

6 Janar, 2026 8:30 am
Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji
Aktualitet

Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji

6 Janar, 2026 8:28 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 6 janar 2026

6 Janar, 2026 8:23 am
Para
Takimi i parë me Abazoviç, Rama: Kaluam si 2 miq të vjetër

Takimi i parë me Abazoviç, Rama: Kaluam si 2 miq të vjetër

Rasti i Tushes dhe i Vodës,Balla:PS s’mban asnjë përgjegjësi, s’bëhemi pis

Rasti i Tushes dhe i Vodës,Balla:PS s'mban asnjë përgjegjësi, s'bëhemi pis

Politika s’i ndal, serbët zgjedhin Shqipërinë për të shijuar pushimet

Politika s'i ndal, serbët zgjedhin Shqipërinë për të shijuar pushimet
















TE FUNDIT

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
6 Janar, 2026

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka...

Lexo më shumë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
6 Janar, 2026

Policia e Krujës ka zhvilluar operacionin e koduar “Ends”, pas një serie vjedhjesh të ndodhura dje, duke identifikuar dhe shpallur...

Lexo më shumë

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
6 Janar, 2026

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar në disa zona të vendit, duke përfshirë...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
6 Janar, 2026

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com