Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të shkatërrojë Hamasin ndërsa ushtria përgatitet për një pushtim tokësor të pritshëm të Rripit të Gazës.
Në një konferencë shtypi të mbajtur mbrëmjen e sotme, Netanyahu tha me tone kërcënuese se:
“Ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu. “Ne do ta përfundojmë këtë luftë më të fortë se kurrë.”
“Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, shtoi ai, duke thënë se Izraeli ka mbështetje të gjerë ndërkombëtare për operacionin.
Izraeli ka goditur Gazën me sulme ajrore që kur militantët e Hamasit kryen një sulm të paprecedentë ndërkufitar të shtunën e kaluar, duke vrarë mbi 1,300 njerëz në një tërbim brutal.
Të premten herët, Izraeli urdhëroi gjysmën e popullsisë së Gazës që të evakuonin shtëpitë e tyre./Opinion.al