Kronikë

Ky është shqiptari që vrau partneren 19-vjeçare me armë zjarri në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 03/12/22 |
Opi Nion

Personi që shihni në foton e mësipërme është 23-vjeçari shqiptar qe vrau me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare në zonën e Pireut në Greqi.

Sipas mediave greke ai punonte në një lokal ndërsa e reja në një dyqan në Kallithea.

Në të gdhirë një sherr mes tyre ka rezultuar fatal për 19-vjeçaren, e cila u qëllua me dy plumba në kokë.

Menjëherë pas krimit 19-vjeçari, ka lajmëruar policinë dhe ka pranuar vrasjen. Ai pretendoi se ishte nën efektin e drogës, pasi kishte konsumuar më herët një sasi kokaine.

Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, shqiptari ia atribuoi krimin xhelozisë që ndjente për vajzën si dhe obsesioneve të tij të shpeshta.

Banorët e zonës ku çifti jetonte flasin për një çift të cilët shpesh kanë pasur grindje të forta. Dëshmitë thonë se vetëm një javë më parë çifti ka pasur një tjetër sherr të fortë dhe të madh.

Policia greke po heton rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.

 

Pas