Zbulohet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua me armë zjarri në Guayaquil, në Amerikën e Jugut. Mediat vendase raportojnë se viktima u gjet i pajetë në rrugë, ekzekutuar me armë zjarri, u identifikua si Iler Hidri, 36 vjeç, Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se kanë dëgjuar të shtënat dhe pastaj kanë parë viktimën pa jetë përtokë. Sipas hetimeve të para të policisë, flitet se viktima ishte duke ecur në trotuar kur u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Autori u largua me motor nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga një tjëtër që ishte në timon.
Policia ka nisur hetimet rreth krimit, duke mos përjashtuar asnjë pistë. Sipas policise, “nuk e dimë nëse ka lidhje me trafikun e drogës”- thonë burimet policore.