Kronikë

Ky është shqiptari që tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren greke



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 10/11/22 |
Opi Nion

Kledi Sulollari, 28 vjeç është shqiptari i cili tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare greke, ndërsa gjatë tentativës ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Sulollari u arrestua nga policia greke më 6 nëntor për akuzën tentativë përdhunimi dhe lëndim të rëndë trupor.

Në orët e para të mëngjesit të datës 6 nëntor 28-vjeçari ka ndjekur 20-vjeçaren teksa po shkonte në shtëpinë e saj dhe e ka ndaluar me qëllim përdhunimin e saj.

Viktima ka tentuar ta ndalojë duke thirrur për ndihmë dhe më pas 28-vjeçari e ka sulmuar me grushte në kokë duke e plagosur. Për shkak së ndërhynë persona të tjerë për të ndihmuar vajzën, shqiptari është larguar me vrap.

Më pas policia ka mundur ta identifikojë dhe arrestojë shqiptarin Kledi Sulollari./ Opinion.al

Pas