Kledi Sulollari, 28 vjeç është shqiptari i cili tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare greke, ndërsa gjatë tentativës ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Sulollari u arrestua nga policia greke më 6 nëntor për akuzën tentativë përdhunimi dhe lëndim të rëndë trupor.
Në orët e para të mëngjesit të datës 6 nëntor 28-vjeçari ka ndjekur 20-vjeçaren teksa po shkonte në shtëpinë e saj dhe e ka ndaluar me qëllim përdhunimin e saj.
Viktima ka tentuar ta ndalojë duke thirrur për ndihmë dhe më pas 28-vjeçari e ka sulmuar me grushte në kokë duke e plagosur. Për shkak së ndërhynë persona të tjerë për të ndihmuar vajzën, shqiptari është larguar me vrap.
Më pas policia ka mundur ta identifikojë dhe arrestojë shqiptarin Kledi Sulollari./ Opinion.al