Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky është qyteti ku jetojnë më shumë miliarderë në botë

2019/01/15 at 8:13 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ky është qyteti ku jetojnë më shumë miliarderë në botë

Hong-Kongu është qyteti me përqendrimin më të lartë të super të pasurve në botë, duke lënë pas New York City, Tokion dhe Parisin. Një banor në shtatë është milioner dhe në qytet jetojnë rreth 93 miliarderë.


Hong-Kongu është edhe qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një shtëpi. Studimi i përvitshëm “Demographia International Housing Affordability Survey” e klasifikon Hong-Kongun si qytetin më pak të përballueshëm në botë sa i përket strehimit për tetë vite me radhë.

Ndërkohë që shumë banorë të Hong-Kongut kanë vështirësi të paguajnë çmimin për “apartamente të vogla” ose “coffin homes” (lloj banese, me madhësinë e një krevati marinari, e rrethuar nga një kafaz metalik, siguria dhe kushtet e të cilave janë të këqija), rezidentët super të pasur të qytetit jetojnë në vila shumëmilionëshe në lagje si “Deep Water Bay” apo “Peak”, zotërojnë makina Porsche dhe hanë në disa prej 82 restoranteve me yje “Michelin” të qytetit.

Hong-Kongu është një qytet ku jetojnë një numër i madh njerëzish të pasur. Popullsia e këtij metropoli është rreth 7,4 milionë banorë, është një qytet-port dhe qendër prodhuese dhe financiare.

Hong-Kongu ka përqendrimin më të lartë të njerëzve super të pasur në botë, duke lënë pas New York City-n, Tokion dhe Parisin.

Një në shtatë rezidentë të qytetit është i pasur dhe të paktën 10 mijë persona kanë një pasuri të paktën 30 milionë dollarë. Në qytet vlerësohet se jetojnë 93 miliarderë.

Një prej tyre është Li Ka-shing, banori më i pasur i Hong Kongut, me një pasuri prej 29,3 miliardë dollarësh. Ka-shing, 89 vjeç, është një biznesmenët aziatikë më me ndikim në botë. Ai dha dorëheqjen si president i kompanisë së tij CK Hutchison Holdings, në maj të 2018-s.

Themeluesi i grupit Alibaba, Jack Ma, pasuria e të cilit është 36,7 miliardë dollarë, jeton në Kinë, por thuhet se ka blerë një vilë 191 milionë dollarë në lagjen më të kushtueshme të Hong Kongut në vitin 2015.

Në Hong Kong ndodhen disa prej banesave më të kushtueshme në botë. Studimi i përvitshëm “Demographia International Housing Affordability Survey” e klasifikon Hong Kongun si qytetin më pak të përballueshëm në botë sa i përket strehimit për tetë vite me radhë.

Cmimi mesatar i një shtëpie në Hong Kong ishte 1,28 milionë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2018.

Ndërkohë që disa rezidentë të Hong Kongut paguajnë deri në 500 mijë dollarë për “apartamente të vogla” ose “coffin house”, jeta duket shumë ndryshe për një miliarder që jeton në Hong Kong. Njerëzit më të pasur të qytetit jetojnë në banesa luksoze apo në vila që ndodhen në lagje si “Peak”, zona që rrethon Vicktoria Peak, pika më e lartë e ishullit të Hong Kongut.


Victoria Peak është një destinacion i rëndësishëm turistik. Në një lartësi 500 metra mbi nivelin e detit, Peak rrethohet nga gjelbërimi, me pamje mbi qytet e port.

Në këtë zonë, masat e sigurisë janë të rrepta dhe pjesa më e madhe e shtëpive fshihet pas portave hyrëse. Për një kohë të gjatë “Peak” ka qenë zona më ekskluzive në Hong-Kong. Deri në vitin 1947, aty mund të jetonin vetëm britanikët dhe europianët.

Disa nga shtëpitë më ekstravagante dhe të kushtueshme të Hong Kongut ndodhen pikërisht në zonën Peak. Në mars të 2018-s, një blerës pagoi 178,4 milionë dollarë për një vilë në këtë zonë, duke u bërë banesa rezidenciale me çmimin më të lartë në të gjithë Azinë.

Shtëpia, e cila ka stilin e periudhës së kolonializmit, është ndërtuar në vitin 1991 dhe çuditërisht është modeste, me 4 dhoma gjumi dhe 4,5 banja.

Një ndër arsyet se pse çmimet e banesave janë kaq të shtrenjta në zonën “Peak” është pasi gjen rrallë shtëpi në treg, deklaroi CEO i kompanisë së konsulencës për pasuri të patundshme luksoze, Koh Keng-shing për “South China Morning Post”.

Njerëz të tjerë të pasur jetojnë në “Deep Water Bay” e cila u cilësua nga Forbes në 2015 si lagjja më e pasur në botë. Sipas Forbes, 19 prej rezidentëve më të pasur të qytetit, duke përfshirë edhe miliarderin Li Ka-shing kanë jetuar në këtë zonë në 2015, vlera e kombinuar e të cilëve është 123 miliardë dollarë.

Kur flitet për mallra luksoze dhe bizhuteri, Hong Kongu është qyteti i dytë më i shtrenjtë aziatik pas Shangait, sipas raportit vjetor “Wealth Report Asia di Bank Julius Baer & Co.”, që analizon shpenzimet e aziatikëve të pasur.

Fook Lam Moon është një ndër restorantet më të famshme në Hong Kong, i njohur për ushqimin e mrekullueshëm dhe shërbimin cilësor.

Në një qytet kaq kompakt dhe me një sistem transporti publik kaq eficient, “makinat janë pasqyrim i jetës së super të pasurve të Hong Kongut”, sipas “South Morning Post”, të cilët zotërojnë makina luksoze si Porsche, Lamborghini dhe Ferrari./monitor.al/



Ju sugjerojmë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
Aktualitet

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

7 Qershor, 2026 4:12 pm
Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
Bota

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

7 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
Kryesore

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

7 Qershor, 2026 2:59 pm
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

7 Qershor, 2026 2:34 pm
Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
Kronikë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

7 Qershor, 2026 2:24 pm
Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
Bota

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

7 Qershor, 2026 2:02 pm
Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Bota

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

7 Qershor, 2026 1:36 pm
Para
Gazetari Artan Hoxha publikon fotot, ja si ka ndryshuar Klement Balili

Gazetari Artan Hoxha publikon fotot, ja si ka ndryshuar Klement Balili

Përplasja Qeveri-Presidencë/ Meta kthen në Kuvend ligjin për kadastrën

Përplasja Qeveri-Presidencë/ Meta kthen në Kuvend ligjin për kadastrën

10 veset e çifteve të lumtura

Dilemat për virgjërinë/ Studimi i fundit tregon pengun që kanë anglezët
















TE FUNDIT

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
7 Qershor, 2026

Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në zonën e Borshit, pasi u konstatua duke lundruar brenda perimetrit të...

Lexo më shumë

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
7 Qershor, 2026

Moska mban kontakte konfidenciale me Kievin. Komentet i bëri këshilltari presidencial i Rusisë, Yuri Ushakov, duke komentuar deklaratën e Presidentit...

Lexo më shumë

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
7 Qershor, 2026

Ditën e sotme në Heidelberg të Gjermanisë, qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të...

Lexo më shumë

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
7 Qershor, 2026

Ukraina ka denoncuar një sulm të ri rus ndaj një infrastrukture të ndjeshme në zonën e Çernobilit. Sipas kompanisë shtetërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}