Ky është momenti kur deputeti i Partisë demokratike Flamur Noka tenton të djegë karriget në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe pse u përjashtua nga punimet e seancës plenare, me urdhër të kryeparlamentares, Lindita Nikolla, Flamur Noka nuk është larguar nga salla e Kuvendit.
Pasi ndezi disa tymuese, ai tentoi dhe t’i vinte flakën disa karrigeve. Noka si fillim shfaqet duket folur me Berishën dhe Edi Palokën dhe më pas shkon drejt foltores.
Ai mori disa letra dhe i ndezi, ndërsa më pas tentoi që t’i hedhë ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën. Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës.