Kjo është fotoja nga momenti i largimit të autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj ditën e sotme në Lezhë.
Në foto shihet autori teksa largohet me motor pasi qëlloi disa herë me pistoletë ndaj biznesmenit në ambientet e një lokali.
Edhe në momentin kur kreu krimin autori ka patur të njëjtën veshje, ai është futur në lokal dhe është drejtuar në tavolinën ku qëndronte biznesmeni dhe më pas e ka qëlluar disa herë me armë për vdekje.