Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky eshte heroi yne!

2016/06/04 at 8:24 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse Rama mbrojti Roshin?

Nga Blendi Fevziu

Kush ka jetuar në komunizëm, nuk mund të mos qeshë edhe sot me një frazë që ishte bërë më shumë se sa batutë. Një frazë që komunizmi e përmendëte me një seriozitet të sforcuar, por që ishte as më shumë dhe as më pak një ide qesharake. Quhej “njeriu i ri”. Një model i huazuar nga Lej Feni kinez, një qënie e prodhuar në laboratorët artistikë, por që nuk zuri vend kurrë në jetë. Një njeri që më shumë se sa veten dhe familjen e tij donte partinë; një njeri që gjithnjë sakrifikonte dhe thuajse gjithnjë kishte një handikap; një gjysëm robot që përdorte fjalë shabllone dhe që nuk i lejohej të mendonte vetë. Për të mendonte partia dhe udhëheqësi.

Në fakt, për fatin tonë të keq, eksperimenti i dështuar i komunizmit, ka gjetur një lloj modeli në demokraci. Në demokracinë shqiptare se padyshim që nuk gjendet askund tjetër në botë. Kemi prodhuar edhe ne “njeriun tonë të ri”. Njeriu ynë i ri është më i hedhur, më çapkën dhe më i shëtitur se sa ai i dështuar i komunizmit.

Njeriu ynë i ri ka emigruar në vitet e para pas komunizmit, por ndryshe nga ata qindra mijëra emigrantë që u integruan dhe janë krenaria jonë në botë, ka pasur një jetë më të trazuar.

Njeriu ynë i ri ka mundësisht disa emra, nga një për secilin vend europian ku ka kryer ndonjë krim.

Njeriu ynë i ri ka disa dënime, mundësisht nga gjykatat më të besueshme të Europës. Mund të jetë dënuar për vjedhje në Gjermani, për drogë në Hollandë apo në Zvicër, për vrasje në Greqi apo prostitucion në Itali. Njeriu ynë i ri mund të ketë shkuar edhe më larg. Mund të jetë marrë me shpërndarje kokaine në Bronx apo Manhatan, por gjithnjë ka arritur ta mbyllë dënimin e tij ose të jetë arratisur nga burgu. Ata më të devotshmit kanë ecur përpara duke vjedhur vila në zonat turistike të Spanjës apo Francës dhe duke dhunuar pleqtë e panjohur që gjenin aty.

Njeriu ynë i ri ka vënë edhe pasuri nga ky aktivitet. Ka bërë qindra mijëra apo miliona dollarë. I ka sjellë ato në Shqipëri dhe tani mbretëron këtu.

Njeriu ynë i ri tallet me ata që kanë zbatuar ligjin; me ata që kanë qenë qytetarë model apo që për shumë kohë janë mbajtur si elitë në këtë vend. Tallet sidomos me ata që kanë kaluar vite duke u shkolluar dhe që paguhen sot në vit sa 1/10 e asaj që “njeriu i ri” merr për një ngarkesë drogë.

Njeriu ynë i ri beson sot se vendi ka ecur keq. Se ata që e kanë qeverisur, profesora me diploma apo thjeshtë njerëz që kanë dashur të kontribojnë në këtë vend nuk kanë pasur vizionin që kanë këta. Dhe njeriu ynë i ri ka hyrë në politikë. E gjen kudo: në Parlament, në Krye të Bashkive, në Administratën Publike, në poste zv.Ministrash e pse jo edhe Ministrash. Flet për përvojën e tij, për njeriun e aksionit, që nuk ka frikë, nuk njeh rregulla dhe ligje, që ka kurajo, që vjedh dhe dhunon. Eshtë njeriu ynë i ri, produkti më bastard i një sistemi që vetëm këtë mostër nuk duhej të kishte prodhuar. Dhe është mostra me të cilën ne merremi përditë, duke diskutuar se sa i madh ka qenë zullumi i tij, se sa njerëz ka vrarë apo sa drogë ka shitur… Turp për të gjithë që besonim ndryshe…

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Papa Francesku i dërgon mesazh falenderimi Presidentit Nishani

Nishani: Nuk e emëroj prokuror burrin e Ermonela Felajt, do ankimoj

Denoncimi/ “Shqiptarët po lënë Greqinë për të mbjellë hashash në Tepelenë”

Zbulohet shkresa/ Prokuroria në alarm: Po mbillet drogë në gjithë vendin

Biseda telefonike/ Berisha: Ja çfarë i thashë Viktoria Nuland

Biseda telefonike/ Berisha: Ja çfarë i thashë Viktoria Nuland

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com