Kombëtarja shqiptare pritet të ketë një ndeshje të vështirë ditën e sotme në Palermo ndaj Italisë. Kjo edhe për faktin se reparti i mbrojtjes ka mungesa të shumta.
Trajneri Gianni de Biasi ka vendosur për formacionin i cili do të luaj sonte ndaj Italisë, në kualifikimet për Kupën e Botës.
Italiani ka vendosur që të luaj me formacionin 5-4-1, i cili do të jetë më shumë i koncentruar në mbrojtje dhe i shpejtë në kundërsulme.
Formacioni i Shqipërisë: Strakosha, Hysaj, Veseli, Kukeli, Ajeti, Agolli, Basha, Memushaj, Lila, Roshi dhe Cikalleshi
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45 në Palermo.