Miklar Tola është 31-vjeçari që është vënë në pranga nga policia e Tiranës, si autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë, ku si pasojë e një atentati me armë ngeli i plagosur Mishel Manoku (Prela).
Tola është vënë ditën e sotme në pranga nga efektivët e komisariatit numër 4 në Kombinat. Ervin P. është personi tjetër që është arrestuar bashkë me Tolën, pasi dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i këtij të fundit dhe ta ketë ndihmuar të largohet nga vendngjarja në momentin që ka kryer atentatin.
Sipas Policisë, Tola kishte qëlluar 8 herë mbi objektivin, duke e lënë plagosur aktorin.
I plagosuri kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, ku ishte dënuar me 4 vjet, pas një plagosjeje të kryer në vitin 2014.