Në gazetën lokale të qytetit Naperville, të Chicago-s, “Naperville Sun” është publikuar një intervistë me kuzhinierin shqiptar, Eddie Feka. Ai është pronar i Adamo’s Pizza në qytet dhe së është bërë shef në mënyrë autodidakte pasi dashuron të përgatisë bukën, “themelin e jetës” siç e përshkruan ai.
Ai tregon se ka mësuar të gatuajë kur ishte i vogël pasi prindërit e tij shkonin në punë që në 5:30 të mëngjesit dhe i duhej të ushqehej vet.
“Tingëllon si përjetim i keq, por këto janë ditë të kaluara dhe realisht kështu fillova unë me gatimet”- shprehet ai.
“Ne atëherë nuk kishim televizor, dhe nuk kishim shumë gjëra për shkak të regjimit diktator. Kam gatuar që kur isha 15 vjeç. I mësova vetes dhe bashkëshortes si të gatuajmë dhe tani kam një problem pasi ajo ankohet për faktin se unë blej shumë libra me receta.”- vazhdon ai gjatë intervistës me gazetarin David Sharos.
Ai ka treguar se në Amerikë kur do të hajë diçka tjetër përveç gatimeve të tij shkon në “Naf Naf Grill” (një lloj fast food-i me pite) sepse kjo i kujtoj ushqimet shqiptare.
“Është gjëja më e afërt me ushqimet shqiptare”-tregon 40 vjeçari./opinion.al