Kuvendi thërret seancë të posaçme ditën e hënë në datën 8 korrik. Seanca e posaçme do të zhvillohet të hënën në orën 18:00.
“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.
Ndërkohë që të enjten më 4 korrik, pritet të miratohet kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ndërkohë kreu i shtetit u shfaq sot përpara publikut duke folur më tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave perëndimore që sipas tij po e mbështesin atë./ Opinion.al