Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e komisionerit Varhelyi, i cili i bëri thirrje Kuvendit të presë opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor.
Gjatë konferencës për mediat, Basha përshëndeti deklaratën e komisionerit Varhelyi dhe shprehu shqetësimin për shkatërrimin e klimës parazgjedhore.
“Përshëndes deklaratën e komisionarit, rishpreh shqetësimin për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Ramës për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo shkatërron perspektivën e Shqipërisë drejt BE dhe kjo ka vetëm një përgjegjës. Shpresoj që Venecia të tregojë qartë atë që ne treguam për muaj në Këshillin Politik se opozita kërkoi standarde zgjedhore.”, tha Basha. /Opinion.al