Ka nisur sërish me tensione seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Nikolla i ka hequr fjalën deputetit Luçiano Boçi, i cili ka folur për pezullimin për 10 ditë nga Kuvendi, të kreut të PD, Sali Berisha, dhe deputetëve Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i demokratëve të cilët janë shprehur kundër qëndrimit të kryetares së Kuvendit. Ndërkaq Garda bllokoi foltoren./Opinion.al