Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro buxhetin për vitin 2023. Sakaq 41 deputetë votuan kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Po ashtu deputetët votuan edhe për 3 ligjet e paketës fiskale. Kështu, projektligji për akcizat u miratua me 76 pro, 40 kunder, asnjë abstenim. Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratua me 76 pro, 40 kundër, asnjë abstenim, ndërsa projektligji për procedurat tatimore u miratua me 76 pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim.