Parlamenti miratoi me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla, për performancën e energjisë në ndërtesa.
Dash Sula ishte i vetmi deputet nga opozita pjesëmarrës në sallë në momentin e votimit dhe votoi kundër. Projektligji u kalua me shumicë të thjeshtë votash.
Ndërsa nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin të pranishëm Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe në fund u bashkua edhe Mirela Kumbaro.