Aktualitet

Kuvendi miraton marrëveshjen me Greqinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:12 - 03/02/22 |
Opi Nion

Pas debateve të shumta Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot, me 110 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim, marrëveshjen me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore.

Po ashtu është miratuar me 100 vota pro, emërimi i Gent Sejkos si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi sot me vota 76 vota pro, 23 kundër dhe 4 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.

U miratua dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve”, i cili kaloi me 105 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.

Po ashtu, u miratua me vota 111 vota projektligjin “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”./Opinion.al

Pas