Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me votat e shumicës renditin e ditës, pasi deputetët e opozitës i dogjën mandatet dhe protestuan para Parlamentit. Dy pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishin miratimi i strukturës për KLGJ-në dhe KLP-në, dy organet e reformës në drejtësi. Ndërkohë pas seancës, numri dy i qeverisë Erion Braçe tha se nuk ishte aspak i shqetësuar nga veprimi i opozitës.
“Kjo është puna e tyre, siç është dhe djegia e mandateve”, theksoi zëvendës kryeministri i cili pati dhe një moment tensioni me gazetares e News 24.
“Qesh, qesh… Por kjo nuk është për të qeshur”, tha Braçe. Pyetjes se a i bëri Parlamenti karshillëk qytetarëve sot, numri dy i qeverisë iu përgjigj: “Të miratosh strukturën e KLGJ, të KLP, dy ligje të rëndësishme, i kërkoj ndjesë protestuesve që i kisha paraqitur në interes të bujqve. Të bësh këto nuk është karshillëk por t’i shkosh deri në fund reformës në drejtësi”./Opinion.al