Politikë

Kuvendi miraton drejtoreshën e re të INSTAT (Emri)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 22/10/20 |
Opi Nion

Kuvendi ka votuar në seancën e sotme emërimin e drejtoreshës së re të përgjithshme të Institutit të Statistikave. Emërimi i Elsa Dhulit u votua me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim.

Në seancën e sotme plenare, gjithashtu u votua me 111 vota projektrezoluta për antisemitizmin, “për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur.

Sakaq, 90 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim mori projektligji për disa ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile./ Opinion.al

Pas