Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka refuzur të flasë në Kuvendin e Shqipërisë, përpara se PS të miratonte me 75 vota pro kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit duke i hapur rrugën arrestimit të tij.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i dha fjalën, por ish-kryeministri tha “Nxirr gardën jashtë”, duke e vendosur kusht për të folur, por kjo kërkesë e tij u refuzua nga Nikolla, e cila kaloi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në votim.
Pasi u vendos heqja e imuniteti të tij, ish-kryeministri Berisha u largua nga salla e Kuvendit.
Heqja e imunitetit i hap rrugë ashpërsimit të masës së sigurisë ndaj tij, në arrest shtëpie ose arrest në burg.