Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi më 18 dhjetor, Bardhi-Berishës: Problemet personale mbahen në shtëpi

2021/11/19 at 2:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi më 18 dhjetor, Bardhi-Berishës: Problemet personale mbahen në shtëpi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes  një reagimi në rrjetet sociale rithekson edhe një herë faktin se qëndrimi i tij në mbledhjen e Kryesisë synon bashkimin dhe jo përçarje.

Bardhi shprehet se propozimi i tij ka qenë që të mbahet vetëm një Kuvend, ai i thirrur më 18 dhjetor, por është kundërshtuar nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai shton më tej se askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike dhe se problemet personale mbahen në shtëpi, e se ato nuk mund të jenë axhendë e PD.

“Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen.

Për shkak të respektit që kam për kolegun Gent Strazimiri, po konfirmoj se është e vërtetë që në mbledhjen e Kryesisë kërkova që të merrnim të gjithë sëbashku një periudhë reflektimi për të gjetur rrugën që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Për këtë propozova pezullimin e vendimmarrjes në mbledhje për të marrë pak më shumë kohë. Për të bashkuar dhe jo për të përçarë u propozova disa prej kolegëve që të kërkonin shtesë të çështjeve që ata mendojnë se duheshin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar, për të përcjellë në rrugë institucionale zërin e pakicës që mendonte ndryshe nga Kryetari.

Ndërsa bëja këtë propozim, kolegën ndërhynë dhe refuzuan propozimin tim, duke ripërsëritur në mbledhje qëndrimin e shpallur paraprakisht nga z. Berisha në konferencë për shtyp se “Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar”. Në këtë moment kam theksuar se kështu provohet që qëllimi nuk është mbajtja e Kuvendit Kombëtar, dialogu mes demokratëve dhe ndërtimi i platformës së përbashkët për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Me këtë qëndrim kolegët konfirmuan se qëllimi është mbajtja peng e Partisë Demokratike për hallin personal të z. Berisha.

Askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike për hallet e tij personale. Problemet personale duhet të mbahen në shtëpi dhe jo të jenë axhendë pengmarrje për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. Ky është Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe përgjigja e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve i fryn vetëm zjarrit të përçarjes”-shkruan Bardhi.

Ju sugjerojmë

Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Kryesore

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

17 Dhjetor, 2025 10:10 am
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Para
Erion Braçe në lot: Babai numëron qindarkat që të çojë vajzën në shkollë

Erion Braçe në lot: Babai numëron qindarkat që të çojë vajzën në shkollë

Zgjatja e mandateve të vettingut, përfaqësuesi i OMN: Iniciativë e rëndësishme

Zgjatja e mandateve të vettingut, përfaqësuesi i OMN: Iniciativë e rëndësishme

Situata drejt përmirësimit, vetëm 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Një viktimë dhe shtatë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

TE FUNDIT

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
17 Dhjetor, 2025

Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim...

Lexo më shumë

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
17 Dhjetor, 2025

Këshilltarët e PS në Bashkinë e Tiranës i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve...

Lexo më shumë

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
17 Dhjetor, 2025

DASHI Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com