Rajoni

Kuvendi Kosovës e miratoi, Vuçiç: Rezoluta për Srebrenicën, e pritshme!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 07/07/21 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas miratimit të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Sipas tij një veprim i tillë ka qenë i pritshëm, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës e miratoi të mërkurën rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995.

Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor.

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë ka përbërë gjenocid.

Masakra është cilësuar si më e rënda në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.
Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010, ndërsa Shqipëria, deri më tani, nuk ka miratuar ndonjë dokument të ngjashëm./Opinion.al

Pas