Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi/ Ja cilat janë ndryshimet në statutin e PD që u miratuan

2022/04/30 at 12:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kuvendi/ Ja cilat janë ndryshimet në statutin e PD që u miratuan

Kuvendi Kombëtar që po mbahet këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve ka miratuar ndryshimet në statutin e PD.


Këto ndryshime kanë të bëjnë me kryesinë e partisë, kryesinë e degës së partisë, Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar, Aparatin qendror administrativ të partisë, dhe përfundimin e mandatit të Komisionit të Rithemelimit në momentin që zgjidhet Kryesia.

Kryesia e Degës së Partisë

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

Kryesia e Degës përbëhet nga 17-27 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, antarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

Kuvendi Kombëtar i Partisë

  1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj. Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar :
  2. a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;
  3. b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;
  4. c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

  1. d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;
  2. dh) Një numër përfaqësuesish të organizatave partnere të LDG  dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për  FRPD, të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar

  1. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Jashtë këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, Deputetët e PDSH në detyrë, Kryetarët e Degëve të PDSH, kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike, ish- Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.
  2. Janë automatikisht kandidatë:
  3. a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
    b) ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;
  4. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

Kryesia e Partisë

Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

Kryetari i Partisë;

Dy nënkryetarët e Partisë,

Sekretari i Përgjithshëm;

Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike;

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë;

Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

  1. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë më shumë se një mandat tjetër përveç atij të fituar sipas këtij neni.

Aparati qendror administrativ i partisë

Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj  qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm  emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit

  1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.
  2. Mandati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH.

 



Ju sugjerojmë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
Bota

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

5 Shkurt, 2026 9:29 am
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Bota

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 Shkurt, 2026 9:27 am
Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
Kronikë

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit

5 Shkurt, 2026 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shkurt, 2026 9:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shkurt, 2026 9:20 am
“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Para
Kokalari në Kuvendin e PD: Jam elektron i lirë, nuk do garoj për poste

Kokalari në Kuvendin e PD: Jam elektron i lirë, nuk do garoj për poste

Aksidenti në Shëngjin, ndërron jetë një 19-vjeçar

Aksidenti në Shëngjin, ndërron jetë një 19-vjeçar

Video/ Po merrte fjalën në Kuvend, rrëzohet Sali Berisha

Video/ Po merrte fjalën në Kuvend, rrëzohet Sali Berisha
















TE FUNDIT

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
5 Shkurt, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku...

Lexo më shumë

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
5 Shkurt, 2026

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të tregohen “të kujdesshme”...

Lexo më shumë

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
5 Shkurt, 2026

Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigurisht kjo vlen edhe për tregun e punës. Kjo është dramatike, veçanërisht...

Lexo më shumë

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
5 Shkurt, 2026

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje shqiptare kanë humbur jetën si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com