Kryesore

Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën, Vuçiç:Nuk e njohim pavarësinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 15/09/22 |
Opi Nion

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e sotëm raportin për dialogun me Kosovën. Dokumenti me titull “Raporti për procesin e negociatave me “institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, u votua nga 205 deputetë pro, ndërsa 57 votua kundër.

“Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit.

Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.

Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit.

Zyrtari i lartë i kësaj partie, Borko Stefanoviç, u tha gazetarëve se raporti nuk përmban propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

I vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas