Aktualitet

Kuvendi i PD, Kadilli- Berishës:Mos garo për drejtimin e PD, hapu rrugë të rinjve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 11/12/21 |
Opi Nion

Kritik ka qenë qëndrimi i Fatbardh Kadillit në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur në “Air Albania” nga ish-kryeministri Berisha.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Kadilli tha se vetëm nëse përjashtohet edhe Basha edhe Berisha nga gara për kryetar ky Kuvend do të jetë rruga e re e Partisë Demokratike.

 “Të nderuar delegatë të këtij Kuvendi madhështor. Më dëgjoni deri në fund, të tregohemi demokratë. Uroj që ky Kuuvend të hyjë në histori si momenti kur u fut partia në rrugën drejt vlerave evropiane. Kam frikë se ky mund të jetë një tjetër rast i humbur.

Në që më 26 prill duhet të kishim reflektuar. Ndaj unë kërkova dorëheqjen e Lulzim Bashës. Unë garova për kryetar, edhe pse e dija që kisha shumë pak shanse për të fituar. Beteja ime për të sfiduar kryetarin ishte e vetmuar. Në PD askush nuk donte garë. Unë, Harxhi dhe Shehaj ndeshëm pengesa të paimagjinueshme. Me ndihmën tuaj, Basha fitoi një garë që nuk ishte e tillë.

Nuk e tregova këtë histori se dua të dukem trimfues tani që sapo votuat një për një të gjitha propozimet e mia që i shpërfillet disa muaj më parë. Unë kërkoj ndryshim të mendësisë tonë. Jemi ne me mendësinë tonë që ia lamë Lulzim Bashës partinë ta kontrollonte totalisht.

Ne na mungon kultura e lirisë dhe e demokracisë. Nuk ka statut partie që ndalon kontrollin e partisë nga kryetari është kot nëse ne lejojmë të kontrollohemi. Kjo është prova e vërtetë që ne kemi sot në këtë parti. Sfida e vërtetë e neve sot është që edhe Sali Berisha nuk mund të zgjidhet kryetar partia. Vetëm nëse edhe Basha, edhe Berisha përjashtohen nga e drejta që të zgjidhen kryetarë partie vetëm atëherë ne hedhim hapa para. Vetëm nëse ndalemi nga mesjetizmi ne nisim një rrugë të re. Prej njerëzve me vizion dhe ideale duhet të dalin udhëheqësit e rinj të PD. Nuk kemi nevojë për liderin historik por një brez të ri politikanësh. Ky është momenti është për t’i hapur rrugë të re, më shumë se kush si mund të vijë PD në pushtet. Rikthimi juaj në krye duket se zgjidh krizën sot, por vdes të ardhmen nesër, tha Kadilli./Opinion.al

Pas