Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi i Malit të Zi rrëzon qeverinë e Zdravko Krivokapiç

2022/02/04 at 9:27 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi i Malit të Zi rrëzon qeverinë e Zdravko Krivokapiç

Kuvendi i Malit të Zi votoi mocionin e mosbesimit për Qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiç- me çka merr fund mandati i kësaj qeverie.

Për shkarkimin votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 11. Nga 81 deputetë, 54 votuan. Për rrëzimin e Qeverisë votuan të gjitha partitë opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviçit dhe partitë e koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re.

Qeveria e Krivokapiqit, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, u zgjodh më 4 dhjetor të vitit 2020, me votat e Frontit Demokratik pro-serb, të Demokratëve dhe të Lëvizjes Qytetare URA.

Këto parti mposhtën Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet e gushtit të atij viti.

Por, prejse është formuar në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiqit është përshkuar me grindje midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë – gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.

Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviç.

Më herët, Demokratët reaguan ashpër ndaj nismës për rrëzimin e Qeverisë së Krivokapiqit, kryesisht për faktin se nisma do të votohej me votat e opozitës.

Boris Bogdanoviq, nga Demokratët, e cilësoi iniciativën si tradhti:

“Ata që premtojnë një gjë, bëjnë një tjetër dhe përfundojnë me DPS-në, ne nuk kemi mesazh tjetër, përveçse tradhti”.

Parlamenti malazez, gjatë ditës së premte, refuzoi të diskutojë propozimin e kryeministrit Krivokapiçpër shkurtimin e mandatit të legjislativit.

Shumica e deputetëve abstenuan gjatë votimit, për të mos e futur atë pikë në rend dite.

Nga 77 deputetë, vetëm 29 votuan për debatin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, kryesisht ata nga Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik, kurse abstenuan kryesisht deputetët nga opozita.

Synimi i Krivokapiqit ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në rast të shkurtimit të mandatit të Kuvendit.

Votimi i mocionit të mosbesimit paraqet epilogun e krizës politike që nga formimi i Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, më 4 dhjetor 2020.

Qeveria e Krivokapiqit, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, u zgjodh me votat e tri koalicioneve fituese të kryesuara nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA në zgjedhjet e 30 gushtit 2020.

Qeveria qysh në fillim nuk e ka pasur mbështetjen e plotë të shumicës parlamentare në Kuvend, kurse konfliktet më të mëdha kanë shpërthyer në mes të kryeministrit Krivokapiçdhe Frontit Demokratik, një pjesë e partive në pushtet disa muaj e ka bojkotuar punën e Kuvendit, kurse muajt e fundit ka ardhur edhe deri te ndarja në mesin e ministrave, atyre besnikë të kryeministrit Krivokapiçapo të zëvendëskryeministrit Abazoviç.

Në deklaratën e tij të fundit publike më 3 shkurt, kryeministri Krivokapiçtha se është i vetëdijshëm se nuk do të jetë më kryeministër dhe se Qeveria e tij do të rrëzohet.

Ai akuzoi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviç se kishte planifikuar të rrëzonte Qeverinë shumë kohë më parë dhe se presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është gjithashtu pjesëmarrës në këto marrëveshje.

Nga ana tjetër, Abazoviç ka thënë se pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv dhe se ka disa opsione, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Të pakënaqura me nismën për rrëzimin e Qeverisë, disa parti politike dhe organizata të afërta me Kishën Ortodokse Serbe kanë nisur protesta në rrugë duke kërkuar që partitë e shumicës aktuale parlamentare të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviç, tha se gjendja e sigurisë në Mal të Zi është e rregullt./ REL

Ju sugjerojmë

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë
Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

20 Nëntor, 2025 10:15 am
Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër
Kryesore

Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër

20 Nëntor, 2025 9:26 am
Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Para
Koalicion me LSI për 6 marsin, Berisha: Unë jam takuar edhe me Metën

Meta vlerëson Berishën: Erdhi nga fshatrat më të largëta, arriti majat

Shorti i hedhur gabim, kush e shqyrton dosjen e ish-ministrit Tahirit

Dënimi i Tahirit, ish-kryebashkiaku i PS-së : Unë prapë do të pres vëlla

PD: Koha kur partia përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar më 9 shtator

Meta: Basha ka bashkëpunuar me qeverinë, tradhtarin nuk e do askush

TE FUNDIT

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
20 Nëntor, 2025

Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit. Situata...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë
20 Nëntor, 2025

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të...

Lexo më shumë

Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër

Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër
20 Nëntor, 2025

Në një seancë maratonë, që zgjati thuajse 16 orë, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2026 me vlerë 8.8 mld euro, si...

Lexo më shumë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com