Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi i Kosovës në pauzë, të gjithë presin Kushtetuesen

2025/07/27 at 9:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Nga sot (27 korrik) ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese që ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin çdo hap drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht.

Kjo masë vjen pasi më 26 korrik përfundoi afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata për formimin e legjislaturës së re. Deputetët kishin edhe të shtunën mundësinë e fundit për ta konstituar Kuvendin, por përpjekjet dështuan.

Të shtunën, ata u mblodhën dy herë – në orën 14:00 dhe në 22:00 – në vazhdim të seancës së nisur më 15 prill. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari (Lëvizja Vetëvendosje) kërkoi krijimin e një komisioni për të mundësuar votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit, por kjo nuk gjeti pajtimin e shumicës.

Mosmarrëveshjet lidhen me kandidaturën e Albulena Haxhiut, e propozuar nga Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa. Ajo nuk arriti të sigurojë asnjëherë shumicën e nevojshme prej 61 votash, duke dështuar gjashtë herë në votim të hapur. Tentimet për votim të fshehtë gjithashtu rezultuan pa sukses.

Gjykata Kushtetuese argumentoi se vendosja e masës ishte e domosdoshme, pasi çdo veprim pas datës 26 korrik “mund të shkaktonte dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Vendimi i saj lidhet me dy lëndë që ajo po shqyrton, të dorëzuara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilat pretendojnë se vazhdimet e fundit të seancave janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën.

Në ditët e ardhshme, pritet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë pasojat ligjore për deputetët dhe hapat që duhet të ndërmerren më tej. Koha.net

Ju sugjerojmë

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali
Kronikë

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

20 Tetor, 2025 6:34 pm
U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami
Kronikë

U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami

20 Tetor, 2025 5:21 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin në Hungari, BE kundër:Ka urdhër arresti, nuk mund të vijë në një vend europian

20 Tetor, 2025 5:17 pm
Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026
Bota

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026

20 Tetor, 2025 5:02 pm
BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë
Bota

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë

20 Tetor, 2025 4:51 pm
Para
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Ndezi zjarr për pastrim, flakët përhapen në malin e Shashicës/ Ndalohet 33 vjeçari

Ndezi zjarr për pastrim, flakët përhapen në malin e Shashicës/ Ndalohet 33 vjeçari

Përballë flakëve në Qafë-Buall të Bulqizës,Vengu: U punua për mbrojtjen e banesave..

Përballë flakëve në Qafë-Buall të Bulqizës,Vengu: U punua për mbrojtjen e banesave..

TE FUNDIT

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
20 Tetor, 2025

Kryeministri i Australisë, Antoni Albanese dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. Sipas...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
20 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump e ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet kushteve të marrëveshjes së armëpushimit...

Lexo më shumë

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
20 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për mediat, lidhur me dhënien fund të luftërave që po...

Lexo më shumë

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
20 Tetor, 2025

Emmanuel Macron ka konfirmuar se e kishte ftuar paraardhësin e tij, Nicolas Sarkozy, në pallatin presidencial disa ditë para se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com