Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mbështetësve të tij pasi Kuvendi i hoqi imunitetin dhe në këtë mënyrë autorizoi SPAK për arrestimin e tij apo heqjen e lirisë.
Para protestuesve ai u shprehur se misioni kryesor është rrëzimi i Edi Ramës.
“Kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë sot ata nga ju, opozita e vërtetë, që përjetojnë se pse dështuan me sipërmarrjen e tyre më kriminale, atë të krijimit të opozitë fasadë, të realizimit të ëndrrës së Edi Ramës për një narko-shtet pa opozitës.
Me Ramës s’ka zgjedhje, rrëzimi i tij nga pushteti është misioni ynë i shenjtë. Ky shushunjë vjedh me të gjithë tentakualat e tij s’mund të heshtim përpara aferave që arrijnë 1 miliardë”, tha Berisha.