TIRANE- Pas Koço Kokëdhimës, radhën e ka Rakip Suli. Opozita e akuzon Sulin se ka përfituar nga fondet e shtetit dhe për këtë kërkon që Gjykata Kushtetuese të vendosë për ndërprerjen e mandatit të tij. Por përpara se të mbërrijë në gjykatë, duhet të vendosë Kuvendi. Në seancën e sotme pritet të votohet për këtë kërkesë të PD-së.
Kujtojmë se javën e kaluar u dërgua në Kushtetuese mandati i Koço Kokëdhimës. Sakaq opozita ka të njëjtën kërkesë edhe deputeten Valentina Leskaj.