Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi diskuton buxhetin, transparenca zero

2015/11/19 at 7:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kuvendi diskuton buxhetin, transparenca zero

Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë projektbuxhetin e vitit 2016, një projektbuxhet që parashikon deficitin buxhetor më të ulët që nga viti 2008, realizuar pjesërisht përmes shkurtimit të shpenzimeve, ndërkohë që qeveria pranoi në relacionin shoqërues të projektbuxhetit se plani i saj i rritjes së të ardhurave përmes rritjes së taksave ka dështuar.

Si pranim i problemeve të krijuara me politikën e deritanishme të rritjes së taksave, qeveria vendosi njëkohësisht të anulojë rritjen e programuar në akcizën e duhanit për vitin 2016, duke argumentuar se një rritje tjetër e akcizës ka gjasa do të sillte rritjen e kontrabandës dhe konsumit të duhanit të pataksuar.

Njëkohësisht, shifrat e qeverisë tregojnë se prodhimi i brendshëm bruto i vendit për vitin 2015 dhe 2016 do të jetë ndjeshëm më i ulët nga sa qe parashikuar në tetor 2014, kur u hartua buxheti i këtij viti.

Njësoj si këtë vit, qeveria nuk ka planifikuar rritje pagash për sektorin publik.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në terma realë parashikohet të rritet me 3.4 për qind nga 4.2 për qind që qe shpresuar në parashikimet e kryera në tetor 2014.

Transparenca zero

Projektligji i buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm shoqërohet me një paketë shumë më të vogël se zakonisht të ndryshimeve në legjislacionin fiskal. Por efektet që mund të kenë ligjet e propozuara fiskale në jetët e qytetarëve janë të vështira të vlerësohen për shkak se qeveria ka refuzuar të publikojë relacionet shpjeguese të ligjeve të publikuara, siç është edhe detyrimi ligjor. Ndryshimet e shumëpërfolura në akcizën e birrës, për të cilat ka pasur edhe debat politik së fundmi, nuk janë bërë ende publike. Rrjedhimisht është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndryshon me të vërtetë.

Duke shënuar një rekord të ri negativ mbi transparencën, qeveria dhe Ministria e Financave vonuan për më shumë se një javë publikimin e ligjit të projektbuxhetit ndërsa deri më sot (19 nëntor), nuk e kanë publikuar ende relacionin shpjegues të këtij projektligji.

Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë nuk publikoi në faqen e vet të internetit Parlament.al projektligjet dhe relacionet, siç e ka bërë më parë, pavarësisht se Kuvendi ka nisur zyrtarisht diskutimet mbi këto projektligje.

Duke reflektuar këtë klimë mungese transparence, disa deputetë të opozitës u larguan në protestë nga Konferenca e Kryetarëve më 17 nëntor, duke argumentuar se projektbuxheti u qe dorëzuar vetëm dy orë para fillimit të debatit mbi këtë projektligj.

I pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Ministrisë së Financave deklaroi se nuk kishte mundur ta publikonte relacionin për shkak se gjendej në një dosje me përmasa të mëdha dhe që qe i vështirë të dërgohej për publikim.

Gjithsesi ky pretendim nuk është i vërtetë për shkak se relacioni ra në duart e gazetarëve në rrugë informale, të cilët e shpërndanë mes njëri-tjetrit pa kurrfarë vështirësie teknike.

Qeveria aktuale ka pasur marrëdhënie jo të mirë me transparencën, veçanërisht në lidhje me projektbuxhetin dhe ligjet fiskale. Disa buletine që qenë publikuar nga ministria e financave gjatë viteve të shkuara dhe që paraqisnin më shumë informacion mbi ecurinë e ekonomisë në vend, kanë ndërprerë së publikuari që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale. Bilanci mujor i të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit, i cili në kalendarin e publikimeve të ministrisë së financave duhet të bëhet i disponueshëm në faqen e saj të internetit në datë 8 të çdo muaji, nuk është publikuar për muajin nëntor deri më datë 19.

Deficit shtesë te të ardhurat

Dokumenti prej 86 faqesh tregon se Ministria e Financave planifikon një deficit shtesë në të ardhurat buxhetore të këtij viti përveç deficitit të pranuar me aktin normativ të korrikut 2015, i cili ndryshoi tavanet e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të këtij viti.

“Për vitin 2015, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” priten të realizohen në masën 262,1 miliard lekë ose 96.2% nga planifikimi,” thuhet në relacion. Pjesa dërrmuese e deficitit në të ardhura është krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të shkaktuara nga rënia e fortë e importit të duhanit të taksuar, por edhe nga rëniet e importeve të taksuara të karburanteve, lëngjeve dhe ujit apo sheqerit.

Te të ardhurat që mbledh administrata tatimore, këtë vit janë penalizuar, sipas relacionit, veçanërisht nga rënia e interesave të depozitave, gjë që ka reduktuar të ardhurat e qytetarëve nga depozitat si dhe të ardhurat e qeverisë nga tatimi i fitimeve të depozitave.

Rënia e importeve të taksueshme në Shqipëri është një temë e nxehtë debati politik. Opozita akuzon se qeveria ka lejuar zhvillimin e kontrabandës nëpër dogana, gjë që ka sjellë deficitin e lartë në të ardhurat e parashikuara. Qeveria e kundërshton këtë duke argumentuar se rënia e të ardhurave është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, siç është rënia e konsumit dhe e importeve, të cilat nuk kanë lidhje me kontrabandën.

PBB më e ulët

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë, sipas vlerësimit në projektbuxhetin 2015, do të jetë 1 trilionë e 422 miliardë lekë (10.9 miliardë euro), afërsisht 1.1 miliardë euro më pak nga sa qe parashikuar në tetor 2014, kur u hartua buxheti i këtij viti.

Në të njëjtën mënyrë është rishikuar në ulje PBB e vitit 2014 dhe ajo e vitit 2016. Logjika e rishikimit në ulje në masë kaq të madhe të PBB-së mbetet e pashpjeguar nga relacioni i Ministrisë së Financave. Por vlerësimi i PBB-së përdoret si referencë për të matur të ardhurat dhe shpenzimet e qeverisë si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në rast se PBB vlerësohet më e ulët, të ardhurat e qeverisë si përqindje e PBB-së automatikisht rriten.

Disiplinë nga ana e shpenzimeve

Përgjatë dy viteve të fundit, diskursi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë që plani për uljen e barrës së borxhit publik në ekonomi duhet të paraprihet nga rritja e taksave dhe të ardhurave të buxhetit, pasi alternativa tjetër, ulja e shpenzimeve, qe e vështirë për shkak se shumica dërrmuese e buxhetit shkon për paga, pensione e interesa borxhi.

Por strategjia e rritjes së taksave gjatë dy viteve të fundit dështoi të sjellë të ardhura shtesë në buxhet dhe rrjedhimisht, Shqipëria po hyn në fazën e zvogëlimit të deficitit buxhetor në kushte shumë më të vështira nga sa shpresohej.

Projektligji i dërguar në Kuvendin e Shqipërisë parashikon deficit buxhetor prej vetëm 2.2 për qind për vitin 2016, deficit që do të ulet më tej në 1.4 për qind më 2017 dhe 0.5 për qind më 2018.

Të ardhurat për vitin 2016 parashikohen të jenë 414 miliardë lekë, aq sa qeveria pati shpresuar të mblidhte në vitin 2015. Shpenzimet parashikohet të jenë 452 miliardë lekë, pak më të ulëta nga buxheti fillestar 2015.

Gjergj Erebara, BIRN

 




Ju sugjerojmë

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Kryesore

Tensionet dhe parregullsitë/ Berisha: Ata që shkelin ligjin do të marrin përgjegjësi

11 Maj, 2025 1:41 pm
Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…
Kryesore

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…

11 Maj, 2025 1:39 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

11 Maj, 2025 1:30 pm
Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti
Kryesore

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

11 Maj, 2025 1:19 pm
E pazakontë në Lushnje/ Dhoma e votimit zëvendësohet me dollapin e rrobave
Kryesore

E pazakontë në Lushnje/ Dhoma e votimit zëvendësohet me dollapin e rrobave

11 Maj, 2025 1:15 pm
Gonzato nga Durrësi: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE!
Kryesore

Gonzato nga Durrësi: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE!

11 Maj, 2025 1:13 pm
VIDEO/ Martohet ditën e zgjedhjeve, nusja me vello në qendrën e votimit
Kryesore

VIDEO/ Martohet ditën e zgjedhjeve, nusja me vello në qendrën e votimit

11 Maj, 2025 12:59 pm
Rama shkon në selinë rozë pas votimit/Do qëndrojë deri në orët e para të mëngjesit
Kryesore

Rama shkon në selinë rozë pas votimit/Do qëndrojë deri në orët e para të mëngjesit

11 Maj, 2025 12:57 pm
E ç’regjistruan/101-vjeçarja në Fier kërkon të votojë, nuk gjen emrin në lista
Kryesore

E ç’regjistruan/101-vjeçarja në Fier kërkon të votojë, nuk gjen emrin në lista

11 Maj, 2025 12:37 pm
VIDEO/ Tensione mes komisionerëve të PS dhe PD në Lushnje, ndërhyn policia
Kryesore

VIDEO/ Tensione mes komisionerëve të PS dhe PD në Lushnje, ndërhyn policia

11 Maj, 2025 12:32 pm
Para
Si të gjesh nuse në internet? Ju a thonë shqiptarët..

Si të gjesh nuse në internet? Ju a thonë shqiptarët..

Cfarë do të thotë Olta Gixhari me këtë foto të fundshpinës? 

Cfarë do të thotë Olta Gixhari me këtë foto të fundshpinës? 

Operacioni antidrogë një flluskë sapuni? A gënjeu policia? 

Operacioni antidrogë një flluskë sapuni? A gënjeu policia? 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tensionet dhe parregullsitë/ Berisha: Ata që shkelin ligjin do të marrin përgjegjësi

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
11 Maj, 2025

Në deklaratën e tij për mediat, pasi u pyet për tensionet dhe parregullsitë në qendrat e votimit, Berisha deklaroi se...

Lexo më shumë

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…
11 Maj, 2025

Procesi i votimit në qendrën e votimit Karbunar të Lushnjës është pezulluar, për shkak se disa qytetarë kanë bllokuar derën...

Lexo më shumë

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
11 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat shprehu mirënjohjen e tij ndaj mijërave shqiptarëve, që sipas...

Lexo më shumë

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti
11 Maj, 2025

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, ka ushtruar të drejtën e votës ditën e sotme. Ajo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com