Kuvendi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Presidenti i Republikës Ilir Meta është shkarkuar me 104 vota pro, 7 vota kundër dhe 3 vota abstenim në seancën plenare të 9 qershorit.
Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të pranojë apo do të rrëzojë vendimin e Kuvendit.
Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”.
Kujtojmë se ka qenë vetë Partia Socialiste ajo e cila e ka ndërrmarë këtë hap duke ngritur kështu një Komision Hetimor që është marrë me hetimin e të gjitha shkeljeve të bërë nga ana e Presidentit.
Ilir Meta është Presidenti i parë i Republikës së Shqipërisë i cili shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës./Opinion.al