Kuvendi ka rrëzuar pr/rezolutën e paraqitur nga PD në lidhje me votën kundër të Shqipërisë ndaj SHBA-së në OKB, votim i kryer më 21 dhjetor, në lidhje me qëndrimin amerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Ndërkohë me 73 vota është miratuar një projektrezolutë e paraqitur nga Partia Socialiste.
Demokratët kërkonin që Shqipëria të niste procedurat për ndryshimin e votës në OKB, ndërsa i lihej afat 1 mujor qeverisë për të reaguar ndaj kërkesave të Kuvendit.
Ndërkohë në rezolutën e paraqitur dhe miratuar nga PS, Kuvendi i kërkon qeverisë që në përputhje me interesin kombëtar, të vijojë të bashkëpunojë për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimin në tërë rajonin e Lindjes së Mesme, me aleatët dhe partnerët strategjikë, në radhë të parë SHBA dhe BE”.