Maxhoranca socialiste është tërhequr nga votimi i projektligjit për “Lojërat e Fatit”.
Lojërat e fatit u hoqën nga rendi i ditës këtë të enjte në Parlament, me kërkesë të vetë PS.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” do të diskutohej këtë të enjte në Kuvend, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi miratimin e kërkesës së mazhorancës.