Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtetuta e SHBA, si dhe kush e shpall luftën

2020/01/07 at 8:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kushtetuta e SHBA, si dhe kush e shpall luftën

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të votojë këtë javë mbi legjislacionin që synon parandalimin e një angazhimi të forcave amerikane me ato të Iranit derisa Kongresi të japë miratimin.


Votimi pason vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani me urdhër të Presidenti Donald Trump javën e kaluar, duke përshkallëzuar tensionet në rajon. Shumë demokratë të kongresit kanë shprehur

shqetësimin se kjo mund të çojë në luftë të hapur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Si e shpallin luftën Shtetet e Bashkuara?

Sipas Nenit I të Kushtetutës amerikane, Kongresi ka autoritetin për të shpallur luftë ndërsa neni II i jep Presidentit përgjegjësinë për të qenë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Autorët e Kushtetutës i ndanë qëllimisht këto kompetenca midis degëve të qeverisë amerikane për të parandaluar një lëvizje të pamenduar, të njëanshme drejt luftës.

Gjatë historisë amerikane, degët legjislative dhe ekzekutive janë përplasur rreth interpretimit të këtyre kompetencave siç përcaktohet në Kushtetutë. Këto pyetje u shtuan pas angazhimit të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Kore dhe Vietnam, që u bënë pa shpallje zyrtare të luftës. Hera e fundit që Kongresi miratoi një deklaratë zyrtare të luftës ishte pothuajse 80 vjet më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çfarë thotë Ligji për Luftërat i vitit 1973 për të drejtën për të shpallur luftë?

Në vitin 1973, Kongresi miratoi legjislacionin që përcaktonte më tej rolin e Presidentit në drejtimin e veprimeve ushtarake jashtë vendit pas zbulimit që Presidenti i atëhershëm Richard Nixon kishte urdhëruar operacione të fshehta bombardimi në Kamboxhia. Ligji përcaktonte që presidentët amerikanë kanë 48 orë afat për ta njoftuar Kongresin pas operacioneve të forcave amerikane jashtë vendit, si dhe për të detajuar arsyetimet për ato veprime.

Sipas ligjit, këto masa mbrojtëse sigurojnë që “gjykimi kolektiv i Kongresit dhe i Presidentit do të duhet të zbatohet” për dislokimin e trupave amerikane jashtë shtetit. Ligji, gjithashtu kërkon që presidentët të përfundojnë përfshirjet jashtë shtetit pas 60 ditësh nëse Kongresi nuk miraton shpalljen zyrtare të luftës.

Presidentë nga të dyja partitë kanë kundërshtuar ose ripërcaktuar interpretime të këtij ligji pasi ai u quajt “jokushtetues dhe i rrezikshëm” nga Presidenti Nixon.

Cili është Autorizimi i vitit 2001 për përdorimin e forcës ushtarake, ose AUMF, dhe si lidhet ai me debatin e tanishëm?

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Presidenti George W. Bush i përshkroi ato sulme kundër Shteteve të Bashkuara si “akt lufte”. Presidenti Bush punoi me Kongresin për miratimin e një rezolute që autorizoi gjerësisht veprimet për të luftuar kërcënimin nga terrorizmi ndërkombëtar.

AUMF ka ndezur debate të vazhdueshme pasi Presidentët Bush, Obama dhe Trump kanë përdorur përkufizimet të përgjithshme të legjislacionit në lidhje me kërcënimet terroriste për të justifikuar veprimet ushtarake jashtë vendit. Për dallim nga autorizimet e tjera për konfliktet kundër vendeve ose zonave të veçanta, AUMF lejon veprime kundër organizatave ose individëve.

Përpjekjet në Kongres për të miratuar një ligj të ri të autorizimit për përdorimin e forcës jashtë vendit, i cili trajton natyrën në ndryshim të kërcënimeve terroriste, si dhe përcaktimin më specifik të individëve dhe subjekteve që përbëjnë një kërcënim, kanë dështuar. Ligjvënësit miratuan një ligj të tillë të dytë (AUMF të dytë) në vitin 2002, posaçërisht autorizimin e Shteteve të Bashkuara për të pushtuar Irakun.

Si i interpreton Presidenti Trump këto ligje?

Megjithëse administrata e Presidentit Trump nuk e ka cituar AUMF-in e vitit 2001 si justifikim për sulmin ajror që vrau gjeneral Soleimanin, Nënpresidenti Mike Pence postoi në Twitter një pretendim të pasaktë se gjenerali kishte mbështetur udhëtimin e disa prej rrëmbyesve të 11 shtatorit. Zyra e Nënpresidentit sqaroi më vonë se ai ishte duke iu

referuar Iranit, që ka lejuar disa nga rrëmbyesit të kalonin nëpër vend gjatë rrugëtimit të tyre drejt Afganistanit.

Analistët thonë se presidenti duket se po përdor të drejtën e tij për të autorizuar sulme në bazë të Ligjit mbi Kompetencat e Luftës.

“Përdorimi i autorizuar i forcës ushtarake aktualisht është i lidhur me operacionet tona antiterroriste kundër ISIS-it dhe bashkëpunëtorëve të tyre në rajon. Pra, është e vështirë që kjo të shtrihet edhe për kërcënimin nga Irani dhe njerëzit si Qassem Soleimani”, i tha Zërit të Amerikës Kirsten Fontenrose, drejtore e Nismës Scowcroft për Sigurinë e Lindjes së Mesme në Këshillin Atlantik.

“Administrata ndërmori një përpjekje për të shpallur Qassem Soleimanin terrorist të huaj për t’i dhënë autoritet mbi personin e tij në kuadër të ligjeve mbi luftën kundër terrorizmit. Pra, në mënyrë që administrata të kishte autoritet ta godiste Qassem Soleimani. Ata nuk kishin nevoj të mbështeteshin tek AUMF për sulmin sepse ata mund të mbështeten në Ligjin mbi Kompetencat e Luftës që i jep presidentit autoritet për këtë lloj sulmi”, tha ajo.

Administrata e Presidentit Trump e njoftoi Kongresin për sulmin ajror që vrau Soleimanin të Shtunën, duke cituar informacione e kundërzbulimit për sulme të planifikuar ndaj personelit amerikan.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se njoftimi bazuar në informacione sekrete “ngre më shumë pyetje” për operacionin.

Në një mesazh në Twitter të dielën, Presidenti Trump u duk se po fliste për Ligjin e Luftës, duke thënë, “Këto raportime të mediave do të shërbejnë si njoftim për Kongresin e Shteteve të Bashkuara që nëse Irani godet ndonjë person ose objektiv amerikan, Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen, dhe mbase në një mënyrë disproporcionale. Një njoftim i tillë ligjor nuk kërkohet, megjithatë ai është dhënë!”

Udhëheqësit e Kongresit nuk kanë folur drejpërdrejt lidhur me pretendimet e Presidentit se njoftimi në mediat sociale është adekuat. Një postim në Twitter nuk do të mund të konsiderohej njoftim zyrtar, sipas Ligjit mbi Kompetencat e Luftës.

Si po përgjigjet Kongresi?

Demokratët e Kongresit kanë shprehur një numër shqetësimesh për vrasjen e Soleimanit, duke filluar nga komunikimet e administratës me degën legjislative në lidhje me sulmin ajror.

“Ne jemi të shqetësuar që administrata ndërmori këtë veprim pa u konsultuar me Kongresin dhe pa respektuar kompetencat e luftës që Kushtetuta ia jep Kongresit,” tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në një letër ku informonte anëtarët për votimin e ardhshëm të Dielën. Ajo tha se rezoluta “përsërit kompetencat mbikëqyrëse të vendosura prej kohësh nga Kongresi, sipas të cilave, nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim i mëtutjeshëm nga Kongresi, operacionet ushtarake të administratës me Iranin duhet të pushojnë brenda 30 ditësh.”

Të premten, udhëheqësi i pakicës demokrate në senat, Chuck Schumer vuri në dukje se vrasja e Soleimanit ishte pasojë e mjaftueshme për ta çuar vendin në konflikt të hapur me Iranin.

“Unë mendoj që presidenti nuk ka autoritet për një luftë me Iranin,” tha Schumer gjatë një debati në senat. “Nëse ai planifikon një rritje të madhe të nivelit të trupave dhe armiqësi të mundshme për një kohë më të gjatë, administrata do të duhet të kërkojë miratimin e kongresit dhe të popullit amerikan. Vendimi i presidentit mund të përkeqësojë një situatë tashmë të rrezikshme dhe të vështirë në Lindjen e Mesme. Rreziku i një angazhimi shumë më të gjatë ushtarak në Lindjen e Mesme është akut. Ky veprim mund ta ketë afruar vendin tonë në një luftë tjetër të pafund, saktësisht llojin e një lufte të pa fund nga e cila presidenti ka premtuar se do të na largonte”.

Senatori demokrat Tim Kaine ka prezantuar një rezolutë mbi kompetencat e luftës që do të detyronte një votim në Senat për këtë çështje. Teksti i këtij legjislacioni thekson se administrata Trump nuk e ka pranuar se ligjet mbi kompetencat e luftës, AUMF, të vitit 2001 dhe 2002 nuk i japin autorizim të veçantë ligjor për veprime ushtarake kundër Iranit.

“Çështja nëse forcat e Shteteve të Bashkuara duhet të përfshihen në konflikt të armatosur kundër Iranit duhet të bëhet vetëm pas një njoftimi të plotë për Kongresin dhe publikun amerikan për çështjet në fjalë, një debat publik në Kongres dhe një votim në kongres, siç parashikohet nga Kushtetuta”, thuhet në tekstin e legjislacionit.

Legjislacioni shoqërues që do të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë akoma nuk është publikuar, por do të jetë në linja të ngjashme, sipas kryetares Pelosi./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore: Së shpejti propozime konkrete

Opozita bie dakord për të mos ndryshuar sistemin

“Aman o ti, si e kanë bërë…”, si ndryshon nota tek Mjekësia për 150 Euro

“Aman o ti, si e kanë bërë...”, si ndryshon nota tek Mjekësia për 150 Euro

Statuse kundër SHBA për vrasjen e gjeneralit iranian, arrestohet kosovarja

Statuse kundër SHBA për vrasjen e gjeneralit iranian, arrestohet kosovarja
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com