Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtetuesja shqiptare i dorëzon Serbisë ish-ushtarin e UÇK-së

2017/05/26 at 8:47 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kushtetuesja shqiptare i dorëzon Serbisë ish-ushtarin e UÇK-së

 Drejtësia shqiptare i ka dhënë “drite jeshile” ekstradimit në Serbi të një ish­ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një vendimi të shpallur në 22 maj 2017 Gjykata Kushtetuese la të pandryshuar një vendim të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe të Gjykatës së Lartë, që lejonin ekstradimin e Skënder Hazirajt.


Ky i fundit kërkohej nga pala serbe për llogari të një dënimi me 6 vjet burg të dhënë në mungesë ndaj tij nga Gjykata e Lartë e Beogradit për akuzat e “kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “trafikimit të njerëzve”. Kërkuesi Haziraj kërkonte shfuqizimin si antikushtetuese të dy vendimeve për ekstradimin e tij në Serbi, me pretendimin se do të diskriminohej në këtë vend për shkak të shtetësisë dhe pjesëmarrjes së tij në UÇK. Pasi shqyrti çështjen mbi bazën e dokumenteve, Kushtetuesja, ka vlerësuar se vendimmarrjet e Apelit Shkodër dhe Gjykatës së Lartë për rastin e Hazirajt ishin në zbatim të ligjit. Shtetasi kosovar, Skënder Haziraj, është arrestuar në Kukës më 13 qershor 2014, për shkak se rezultonte i dënuar me burg nga drejtësia serbe për dy vepra penale të konsumuara në atë vend gjatë periudhës prill­nëntor 2006. Për llogari të këtij procedimi penal, pala serbe ka paraqitur një kërkesë për esktradimin e tij. Kjo kërkesë është shqyrtuar në Gjykatën e Kukësit, e cila në tetor 2014 ka vendosur rrëzimin e saj. Vendimi është ndryshuar më vonë në Apelin e Shkodrës, i cili pranoi ekstradimin. Në tetor 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit Shkodër. Gjatë shqyrtimit të këtyre kërkesave është provuar se.

“NUK DISKRIMINOHET”

Gjykata e Lartë shprehej në vendimin e arsyetuar të saj në lidhje me këtë rast se Skënder Haziraj nuk është deklaruar fajtor dhe dënuar nga drejtësia serbe për vepra penale me karakter politik. Po sipas Gjykatës së Lartë, ai nuk kërkohet për qëllime politike, pasi është proceduar dhe dënuar për veprat penale të “kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “trafikimit të njerëzve”, referuar neneve përkatëse të Kodit Penal serb. Ai ka hyrë disa herë në territorin e shtetit serb, edhe pas luftës së Kosovës, ku ka kryer veprat penale për të cilat ai është dënuar. “Po kështu, nuk ka arsye të mendohet se personi që kërkohet të ekstradohet do t’i nënshtrohet diskriminimeve për shkak të racës, fesë, gjinisë, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut, të cilat sipas germës ‘b’ të nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale përbëjnë shkak për mospranimin e kërkesës për ekstradim. Vetëm qenia e të gjykuarit ish luftëtar i UÇK­së nuk përbën ‘apriori’ shkak për refuzimin e ekstradimit”, arsyetonte Gjykata e Lartë.

REFUZIMI

“Shtetësia kosovare e Skënder Hazirajt, përforcohet si shkak rëndimi pozite të tij në rast ekstradimi edhe me të kaluarën e tij patriotike e kontributin luftarak kundër forcave të armatosura serbe, siç provon akti i nënshkruar nga Komiteti përkatës i Veteranëve të Luftës së Republikës së Kosovës. Mbi këtë arsyetim, ekskluzivisht kjo gjykatë vendos të refuzojë ekstradimin e një shtetasi Kosovar drejt Republikës së Serbisë”, thuhej në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Kukësit, e cila refuzoi ekstradimin e Hazirajt.

Avokati: Ai ka luftuar me armë

Avokati i Skëndër Hazirajt ka kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të Apelit Shkodër dhe atij të Gjykatës së Lartë. Sipas avokatit, klienti i tij nuk mund të trajtohej, siç përcaktohej në vendimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit, pasi Republika e Shqipërisë e ka njohur shtetin e Kosovës. Po sipas avokatit, në dokumentacionin që shoqëron kërkesën për ekstradim ka mangësi në identifikimin e Hazirajt, pasi dokumenti i dërguar është nxjerrë nga qarkullimi dhe nuk përdoret më për identifikim. “Personi që kërkohet të ekstradohet ka qenë anëtar i UÇK dhe ka bërë furnizimin me armë të UÇK në Zonën Operative Shalë, ai ka luftuar me armë në vitet 1998­1999 kundër ushtrisë serbe. Këtu kemi të bëjmë me arsye politike për të cilat duhet të refuzohet ekstradimi u kemi të bëjmë me arsye politike për të cilat duhet të refuzohet ekstradimi pasi duket qartë që ky shtetas do të diskriminohet po u ekstradua për shkak të shtetësisë së tij kosovare dhe veprimtarisë patriotike si anëtar i UÇK”, është argumentuar nga mbrojtësi. /Panorama



Ju sugjerojmë

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

23 Dhjetor, 2025 1:12 pm
Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein
Bota

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
Kronikë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

23 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Para
Politika si ushqim për pulat

Hëngri Big Mac-un e Ramës, ëndërron King Maker-in e Metës

Rihapet “sherri”? Cili do të jetë reagimi i Noizy-t pas kësaj deklarate të Ledionit

Rihapet “sherri"? Cili do të jetë reagimi i Noizy-t pas kësaj deklarate të Ledionit

Duka arrin marrëveshjen me Bashën, tre deputetë të PAA në listat e PD

Duka arrin marrëveshjen me Bashën, tre deputetë të PAA në listat e PD
















TE FUNDIT

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
23 Dhjetor, 2025

Federata e Futbollit po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një...

Lexo më shumë

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
23 Dhjetor, 2025

Seks, gënjeshtra dhe marrëdhënie me njerëz të fuqishëm. Ndërsa Amerika përqendrohet te përmbajtja e “dosjeve Epstein” të reja të publikuara...

Lexo më shumë

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
23 Dhjetor, 2025

Rriten sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës pasi, gati një vit pas kërcënimeve të para për aneksimin e...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
23 Dhjetor, 2025

Kërkesa e Partisë Demokratike për të mbledhur këtë të martë Këshillin e Imunitetit e për t’i hapur rrugë votimit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com