Aktualitet

“Kushtetuesja” mblidhet sërish sot, Meta mesazh: Pa 1 gjithçka bëhet zero



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 03/02/22 |
Opi Nion

Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të vendosur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 të paradites për të shqyrtuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Sakaq, Presidenti Meta e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes të dashur miq!  Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.

Kujtojmë se në seancën e shkuar presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit. Por kjo kërkesë e presidencës  u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese./Opinion.al

 

Pas