Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtetuesja/ Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme, akuza ndaj Metës

2019/11/15 at 8:25 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve e cila përgatiti një projekt-rezolutë në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.


Mesa duket Kuvendi nuk ka ndërmend të diskutojë këtë çështje me Presidentin po e ka akuzuar atë se ka tejkaluar kompetencat e tij kur ka dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në projekt-rezolutë Kuvendi i bën thirrje të gjitha institucioneve të mos e zbatojnë dekretin e Presidentit Meta pasi e konsiderojnë atë anti-kushtetues.

“Kuvendi i Shqipërisë pasi u informua se Presidenti i Republikës ka nxjerr dekretin nr.11350, datë 13.11.2019“Për emërimin e Znj. Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”,dhe duke konsideruar se ky akt është nxjerrë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës, veprim i cili delegjitimon fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas Kuvendit, mosushtrimi i kompetencës brenda 30 ditëve nga ana e Presidentit, i jep të drejtën KED-së të emërojë automatikisht si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin e cila bëri ditën e djeshme betimin para një notereje dhe ja nisi Presidentit me postë. Ky i fundit dekretoi ditën e djeshme Elsa Toskën, Fiona Papajorgjin dhe Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Veprimin e Presidentit, Kuvendi e ka cilësuar si përpjekje për të bllokuar Gjykatën Kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë. Presidenti ka kryer një akt të paprecedent duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administrative. Duke vepruar në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate”

Nga ana e tij Presidenti Meta ka konsideruar si të jashtëligjshme veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke pretenduar se sipas Kushtetutës radha e emërimeve është nga Presidenti tek Kuvendi dhe tek Gjykata e Lartë duke u shprehur çdo herë për një kandidat.

Ende nuk është e qartë se çfarë vendimi do të marrë Kuvendi në seancën e sotme të jashtëzakonshme por duke iu referuar projekt-rezolutës, duket se qëndrimi do të jetë antagonist ndaj Presidentit.

Pse kemi kaos në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon që ajo ka 9 anëtarë. Në çdo tre vjet tre nga anëtaret ndërrohen me anëtarë të rinj ndërsa të vjetrit nuk kanë më të drejtë rikandidimi. Kështu që në fund të 9 viteve ndërrohen të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo procedurë shkon paralelisht me emërimin e anëtarëve. Meqenëse zëvendësimet bëhen çdo herë nga 3 atëherë është përcaktuar që secili të zgjidhet nga një institucion i ndryshëm. I pari zgjedh Presidenti, i dyti Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Të tre këto institucione e zgjedhin kandidatin nga një listë me tre persona të cilën ja dërgon Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Pra për të marrë një shembull, në momentin që lirohen tre vende, KED nxjerr njoftimin për aplikime për secilin vend bosh. Pas mbylljes së aplikimeve bën një listë ku vlerëson me pikë të gjithë kandidatët. Tre të parët e listës për vendin që do të zgjedhë presidenti i dërgohet atij. Pasi ai zgjedh, i dërgohet lista me tre më të mirët Kuvendit. Pasi zgjedh edhe Kuvendi e njëjta procedurë përsëritet edhe me Gjykatën e Lartë.

Të tre institucionet kanë një afat kohor të parashikuar në ligj për të zgjedhur. Nëse ata nuk zgjedhin brenda këtij afati atëherë automatikisht emërohet personi i parë në listë, domethënë ai me më shumë pikë.

Kur u bë ligji për Gjykatën Kushtetuese nuk e parashikoi asnjë njeri se Gjykata mund të mbeste ndonjëherë vetëm me një anëtar dhe se do të duhet të zëvendësohen 8 anëtarë menjëherë. Megjithatë procedura e mësipërme është e qartë dhe nëse zbatohet rregullisht atëherë vendet do të mbushen.

Në rastin konkret, duke qenë se nga kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shumë pak i plotësonin kushtet, ishte mundësia që secili institucion të zgjidhte nga 2 anëtarë të rinj, pra në total 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista me tre kandidatë duhet ti shkonte presidentit. Pas zgjedhjes së tij duhet të zgjidhte parlamenti dhe më pas Gjykata e Lartë. Kjo procedurë do të përsëritej dy herë për të zgjedhur 6 anëtarë.

Problemi nisi që kur KED nuk i nisi një listë presidentit dhe kuvendit por dy lista për të zgjedhur menjëherë nga dy anëtarë.

Problemi i dytë është se ligji thotë se çdo institucion duhet të ketë tre kandidatura në listë para se të zgjedhë. Në rastin konkret, nga lista e parë e Kuvendit njëri nga personat ishte zgjedhur nga Presidenti dhe një tjetër Kuvendi e konsideroi si të zgjedhur automatikisht. Pra nuk kishte zgjedhje më shumë se sa votim për të vendosur ose jo emërimin e një kandidati të mbetur. Se sa mund të quhet kandidat një person që është aktualisht i emëruar, kjo kërkon interpretim ligjor.

Të dy situatat e paparashikuara nga ligji kanë sjellë një përplasje mes Presidentit dhe Kuvendit. I pari pretendon se pas zgjedhjes së emrit të parë nga ana e tij duhet të shprehet Kuvendi, siç e ka caktuar ligji rendin. Kuvendi, gjithashtu edhe KED, thonë se presidenti duhet të ishte shprehur për dy kandidatura dhe meqenëse ika kaluar afati për një emër atëherë emërohet automatikisht kandidati i parë në listë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Video/ Grindje mes motrave Kardashian, Kim dhe Kourtney

Video/ Grindje mes motrave Kardashian, Kim dhe Kourtney

Protestat në Hong Kong, humb jetën një person

Protestat në Hong Kong, humb jetën një person

Sulm me armë në një gjimnaz në Kaliforni, vriten dy të mitur

Sulm me armë në një gjimnaz në Kaliforni, vriten dy të mitur
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com