Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar përsëri në lidhje me bëjen funksionale e Gjykatës Kushtetuese.
Kim është shprehur gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, se qytetarët nuk duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese.
“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”!, shprehet ambasadorja Kim.
Ndërkohë, intervista e plotë do të transmetohet sonte në mbrëmje, ora 18:00, te “Zëri i Amerikës”.